2 Prill, 2023

Sali Berisha porosit në Itali skenë luksoze 100 mijë euro për Kuvendin

 Sali Berisha porosit në Itali skenë luksoze 100 mijë euro për Kuvendin

Faturave të majme të iniciativës së Sali Berishës kundër Shteteve të Bashkuara, vijojnë t’i shtohen dita-ditës shifra të reja.

Së fundmi, ka mbërritur në Shqipëri skena luksoze e cila do të përdoret nga Berisha për Foltoren që do të mbajë në stadiumin “Air Albania” të cilën e ka konsideruar si Kuvend Kombëtar.

Nga të dhënat që disponon gazeta “TemA”, bëhet fjalë për një investim fillestar në skenografi prej 100 mijë eurosh.

Sipas faturës, porosia është bërë në shtetin fqinj Italia dhe dërgesa ka si adresë shtëpinë e banimit të ish- kryeministrit pranë rrugës “Mustafa Matohiti”.

Ndërkohë, “de juro” financues rezulton të jetë dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili i është paraqitur si blerës.

Nga të gjitha përgatitjet, ajo që bie në sy është edhe parkimi i kamionave të regjisë së Aleksandër Frangajt, i cili ka ndjekur marrëzinë e Berishës në çdo qytet, duke vendosur në shërbim televizionin e tij.

Aleati i vjetër, pronari i TV Klan, kryeson listën e njerëzve të prapaskenës.

Ky i fundit, meqë Berisha e ka financuar me miliona euro kur ishte kryeministër, tani është vënë në dispozicion të tij.

Duke përdorur regjinë e TV Klan si aset p,ersonal, Berisha pritet të shfaqet heroikisht ekran më ekran duke vjellë vrer ndaj kujdo që mendon ndryshe nga ai apo ndaj kujdo që guxon t’ja përplasë të vërtetën në sy.

Natyrisht që ai nuk paguan asgjë për këtë shërbim pasi një tarifë të tillë ja ka paguar Frangajt vite më parë, kur vetëm gjatë qeverisjes së tij i ka dhënë jo pak, por 16 milion euro reklama.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *