Sali Berisha jep kushtrimin: Rama është çmendur, tani nuk mban më. Do ngrihemi a do e lëmë të na vjedhë?

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi çmimi i naftës pësoi një tjetër rritje. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha akuzon kreun e qeverisë Edi Rama se po abuzon me çmimet duke vjedhur shqiptarët.
Sipas Berishës, edhe para krijimit të bordeve me naftën po bëhej një abuzim i tejskajshëm, duke theksuar se situata është tejet alarmante.
“Masa të menjëhershme duhen ndërmarrë ose çmenduria e këtij njeriu do të dëmtojë ekonominë e çdo qytetari shqiptar”, shkruan Berisha.
“Çmimi i naftës shënon sot një tjetër rekord. 265 lekë për litër do të paguajnë shqiptarët duke nisur prej ditës së sotme. Çmënduri! Abuzim! Vjedhje!
Krye-hajduti ka vendosur të zhvasë çdo qindarkë nga familjet shqiptare, duke e çuar në stratosferë çmimin e naftës, nëpërmjet bordeve me mendësi komuniste.
Me naftën po bëhej një abuzim i tejskajshëm në vend. Edhe pa krijimin e bordeve situata ishte alarmante, por u zhyt edhe më thellë që në momentin e krijimit të bordeve të vjedhjes.
Çmimi i naftës në rajon ka një diference të madhe me Shqipërinë, e faji këtu është kryekëput i qeverisë dhe Edi Ramës. Masa të menjëhershme duhen ndërmarrë ose çmenduria e këtij njeriu do të dëmtojë ekonominë e çdo qytetari shqiptar”, shkruan Berisha.
Ai shprehet se duhet të ngrihet populli, ndryshe Rama s’do ndalet në çmendurinë e tij.