27 Janar, 2023

Sali Berisha: Edi Rama ka rrjedhur më keq se Spartak Ngjela, ky ordiner do e pësojë keq. Do i tregojmë vendin më 7 korrik

 Sali Berisha: Edi Rama ka rrjedhur më keq se Spartak Ngjela, ky ordiner do e pësojë keq. Do i tregojmë vendin më 7 korrik

Ish-kryeministri Sali Berisha dënoi gjuhën që Rama përdori ndaj Bullgarisë, pasi kjo e fundit nuk hoqi veton. Sipas Berishës, Rama nuk e do Ballkanin e Berlinit, po kërkon atë të Putinit.

Në konferencë me gazetarët, Berisha u shpreh se deklaratat e Ramës tregojnë qartë se axhenda e tij nuk është BE dhe integrimi.

Sipas tij, Rama ka fyer vendet e Bashkimit Evropian, të cilat i quajti si të marra peng nga Bullgaria.

“Edi Rama me gjuhën e ordinerit, ndaj pengmarrëses bullgarisë sipas tij dëshmon qartë se axhenda e tij nuk është BE, por është Ballkani i Putinit dhe aleanca trilaterale me padronin e tij Vuçiç.

Nuk ka asnjë shpjegim tjetër. Rama nuk do Ballkanin e  Berlinit apo të Brukselit, atë nuk e do as Lavrov.

Merrini lexojini dhe rilexojini, në kriteret e përcaktuara për BE nuk gjeni asnjë qëllim tjetër përveçse interesave të qytetarëve

Dënoj fyerjen që ai i bëri Bullgarisë. Bullgaria është një mik i çmuar dhe ka dëshmuar veten që nga përmbysja e Shirkov deri më sot.

Po kaq ai ka fyer edhe vendet e BE që i ka konsideruar si të marra peng nga Bullgaria.

Në fund të fundit po ta zhveshësh Ramën, nuk del gjë tjetër veçse një Spartak Ngjelë më i rrjedhur se ai”, deklaroi Berisha.

Sali Berisha i ka ftuar qytetarët në protestën e datës 7 korrik të mblidhen kundër nismës Ballkani i Hapur, që e quan “Ballkani i Putinit”.

“Sot kemi një njeri që s’ka më interesa shqiptare e kombëtare por ka si interesa të tij ato të Vucic. S’kam asgjë për zhvillimin e marrëdhënieve normale, por s’pranoj aleancë bilaterale apo trilaterale në rajon se janë të rrezikshme e koha e provon këtë.

Ndaj le ti japim në 7 korrik përgjigjen më të merituar Ballkanit të Hapur apo Ballkanit të Putinit, të dëshmojnë ne bashkarisht besnikërinë tonë ndaj orientimit perëndimor, të dëshmojmë se për shqiptarët anëtarësimi në BE është ëndrra më e bukur, e ardhmja më e shkëlqyer për ta”, tha Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *