9 Dhjetor, 2023

Sali Berisha akuzon Aurela Bashën, për një aferë në Qipro

 Sali Berisha akuzon Aurela Bashën, për një aferë në Qipro

Sali Berisha ka akuzuar bashkëshorten e kryetrait të PD, Lulzim Basha, për një kompani bastesh në Qipro.

Sipas Berishës, Aurela Basha është 80% në pronësi të kësaj kompanie.

Ai tha se në këtë kompani, familja Basha pastron lekët e korrupsionit.

Pas këtyre akuzave, ka reaguar Lulzim Basha.

“I deklaruar non grata për korrupsion bashkë me familjen e tij, dhe i braktisur nga demokratët pas dhunës së 8 janarit, Sali Berisha po sillet vërdallë nëpër Shqipëri duke thënë çdo ditë gënjeshtra të reja për Lulzim Bashën dhe familjen e tij.

Për të dytën herë Sali Berisha, ky gënjeshtar ordiner,  shpifi për bashkeshorten e kryetarit të PD. Ky është një mashtrim i ri nga njeriu që për hallin e tij dhunoi edhe shtëpinë e demokratëve dhe ishte gati të derdhe gjakun e tyre.

Ky që për hallin e tij ka qenë gjithmonë gati ti vërë zjarrin Shqipërisë. Por ai është vetëm një e shkuar e keqe për PD-në dhe gjithë shqiptarët, dhe emri i tij do mbahet mend si një nongrata për korrupsion”, thuhet në reagimin e Bashës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *