9 Dhjetor, 2023

Safet Gjici vila dhe biznese me burim dhurata nga prindërit dhe nga puna e tij si roje në Gardë

 Safet Gjici vila dhe biznese me burim dhurata nga prindërit dhe nga puna e tij si roje në Gardë

Safet Gjici, një nga pushtetarët vendorë më mediokër, më butaforik dhe me aktivitet të dyshimtë në Shqipëri, është një tjetër provë i ndikimi të karteli politik të Tiranës mbi SPAK-un.

Sot po ndalemi vetëm tek pasuria e dyshimtë e Safet Gjicit, duke lënë mënjanë aferat me tendera si kryebashkiak aksidental i Kukësit, aktivitetin si pjesë e mafies së futbollit, akuza për implikimet në grabitjen e bankave dhe tenderat që marrin familjarët e tij.

Safet Gjici e ka nisur karrierën si roje në Gardë.

Por, rojet, duke u kujdesur për sigurinë e pushtetarëve të korruptuar, kanë qenë dhe janë fijet e lëvizjes së parave të korrupsionit.

Në ato pak dosje korrupsioni që kanë shkuar në gjykatë, truprojet dalin në skenë si korrierë që shkëmbejnë paratë e korrupsionit mes oligarkëve dhe politikanëve. Nuk është rastësi që sot të gjithë shoferët dhe rojet e politikanëve janë bërë biznesmenë!

Rroga e Safet Gjicit si roje në Gardë nuk mjaftonte as për të mbuluar shpenzimet e jetesës në Tinanë.

Megjithatë, Safet Gjici deklaron një vilë 3 katëshe me sipërfaqe mbi 400 m2 në Tiranë, me burim sipas tij nga puna në Gardë dhe si truproje.

Në 2012, Safet Gjici deklaron një apartament me vlerë rreth 80 mijë euro, ku si burim deklaron edhe para që sipas tij i kanë falur prindërit. Nebiu dhe Zibe, prindërit e Safet Gjicit nga Bushtrica e Kukësit, nuk kanë pasur mundësi t’i falnin para Safetit për të blerë prona në Tiranë, me lopët dhe delet që kishin në Bushtricë.

Gjici deklaron edhe apartament 93 m2 në Tiranë dhe garazh 28 m2 me vlerë 175 mijë euro, apartament 107 m2 me vlerë 48 mijë euro, apartament 104 m2 me vlerë 46 mijë euro, apartament 83 m2, apartament 73 m2, njësi ndërtimore 53 m2, njësi ndërtimore 28 m2 etj.

Safet Gjici deklaron edhe dy ullishte në Tiranë me sipërfaqe 1300 m2 dhe 500 m2. Deklaron edhe tokë arë 400 m2. Të gjitha këto pasuri Gjici i justifikon me pagën e tij, intetesa bankare dhe të ardhura nga kompania e ruajtjes fizike Eurogjici.

Nga verifikimi i ndarjes së dividentit tek kjo kompani, rezulton se fitimi i deklaruar nuk justifikon as 20 % të pasurive të deklaruara, pasi Gjici nuk ka deklatuar fitime për të shmangur tatimin mbi fitimin.

Gjici ka manipuluar bilancet dhe shpenzimet e kompanisë në vijimësi, ku paratë e fituara me tendera klientelistë, i ka përdorur më pas duke i investuar në pasuri të palujtshme, në mënyrë të paligjshme.

Para se Edi Rama t’i bënte dhuratë Bashkinë e Kukësit në vitin 2018, Safet Gjici kishte marrë rreth 40 miliardë lekë në buxhetin e shtetit me tendera korruptivë.

Më pas Gjici e kaloi kompaninë në emër të familjarëve. Safet Gjici është i vetmi kryetar bashkie në Shqipëri që i jep tendera vetes, ndërsa pyjet dhe kullotat e Kukësit po i kalon në emër të shkokëve të tij. Në vijim pasuritë që ka fshehur Safet Gjici.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *