Rusia po dobësohet, por është ende një kërcënim i madh ushtarak

Rusia mund të jetë në një recesion ekonomik, por përsëri mbetet një kërcënim i madh ushtarak, sidomos në përforcimin e artilerisë dhe luftës kibernetike, sipas sekretarit gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Rusia nuk ka vetëm armë nukleare, ajo po investon në ushtrinë moderne, raketa hipersonike. Prandaj ne duhet ta marrim shumë seriozisht atë”,- tha ai.
Komentet erdhën si pasojë e tensioneve në rritje midis Rusisë dhe Perëndimit, për shkak të trazirave në kufi me Ukrainën.
Ukrainasit dhe perëndimorët, kanë frikë nga një pushtim rus, njësoj si aneksimi i Krimesë në 2014-n. Moska e ka mohuar këtë nocion duke thënë se agresioni vjen nga Ukraina.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se Putin nuk e ka vendosur ende të aktivizojë ushtrinë, por nëse e bën, gjërat do të ndodhin sa hap e mbyll sytë.
NATO ka shprehur gatishmërinë për suport ushtarak dhe mbrojtës ndaj Ukrainës, ndoshta jo në masën e kolapsit të Rusisë, por për të shmangur pushtimin.
Europa mbështetet tek Rusia për energjinë
Situata është komplikuar nga gazsjellësi rus Nord Stream 2 që do të shpërndante gazin në Europë, por është pezulluar nga Gjermania.
Disa zyrtarë janë dakord që gazsjellësi të jetë pjesë e sanksioneve kundrejt Rusisë, por Europa po varet nga kjo, sidomos me rritjen e tarifave këtë dimër. Perëndimi e cilëson gazin rus si “armë politike”.