4 Dhjetor, 2022

Rusia i ankohet Kinës: SHBA po na kërcënon!

 Rusia i ankohet Kinës: SHBA po na kërcënon!

Bombarduesit strategjikë amerikanë kryen njëkohësisht stërvitje për përdorimin e armëve bërthamore kundër Rusisë nga lindja dhe perëndimi, tha ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se avionët luftarakë amerikanë kanë intensifikuar aktivitetet e tyre në kufijtë e Rusisë dhe se ata kanë kryer një stërvitje në përdorimin e armëve bërthamore kundër Rusisë.

Shoigu foli përmes video-konferencës me ministrin kinez të Mbrojtjes Wei Finghi, ku përmendi aktivitetet e pretenduara ushtarake amerikane kundër Rusisë.

Ai theksoi se kanë zbuluar një rritje të ndjeshme të aktivitetit të avionëve luftarakë amerikanë pranë kufijve rusë.

“Aeroplanët amerikanë kryen 30 fluturime pranë kufijve tanë muajin e kaluar. Ky numër është 2.5 herë më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, tha Shoigu dhe vazhdoi:

“Bombarduesit strategjikë amerikanë kanë kryer njëkohësisht stërvitje për përdorimin e armëve bërthamore kundër Rusisë nga lindja dhe perëndimi. Stërvitja është realizuar me 10 avionë gjatë stërvitjes ‘Global Thunder’”.

Gjatë bisedimeve, ministrat rusë dhe kinezë nënshkruan një dokument mbi një plan për të zhvilluar bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *