28 Janar, 2023

Rregulli 5-orësh – Nëse doni të jeni aq të suksesshëm sa Bill Gates…

 Rregulli 5-orësh – Nëse doni të jeni aq të suksesshëm sa Bill Gates…

“Babai i Kombit Amerikan”, Benjamin Franklin ishte i pari që e zbatoi këtë rregull. Fokusi i këtij koncepti është mësimi njëorësh gjatë ditës.

Përveç kësaj, Franklin shpesh mendonte dhe eksperimentonte për të bërë përparim personal. Franklin deklaroi në vitin 1758 se ishte më e vlefshme të investosh në dije.

Pasi zgjohej në mëngjes, lexonte dhe bënte vetë-reflektim dhe më vonë gjatë ditës përpiqej t’i kthente idetë në vepra. Supozohet se kjo mënyrë jetese e bëri atë të suksesshëm.

I frymëzuar nga Franklin, themeluesja e kompanisë konsulente Empact, Michelle Simons, zhvilloi “rregullin pesë orësh”. Duke folur për rëndësinë e të mësuarit, ajo tha se nëse nuk studion të paktën pesë orë në javë, i shkakton vetes një dëm të madh, madje edhe më të madh se pirja e duhanit.

Nisur nga rëndësia e dijes, nuk është për t’u habitur që shumë biznesmenë e kanë pranuar këtë rregull. Një prej tyre është miliarderi Bill Gates, i cili lexon më shumë se 50 libra në vit. Një tjetër miliarder, Warren Buffett lexon gjashtë orë në ditë, ndërsa shumica e amerikanëve të rritur lexojnë mesatarisht 20 minuta në ditë.

Mundësia për të gjetur një punë do të varet gjithnjë e më shumë nga përkushtimi për të mësuar, sepse vazhdimisht shfaqen gjëra të reja dhe është e nevojshme të përmirësohet vazhdimisht.

Si zbatohet “rregulli pesë orësh”?

Zbatimi i këtij rregulli do të thotë të mësosh ose të përvetësosh aftësi për një orë në ditë ose pesë orë në javë, të lexosh një orë në ditë, të shkruash atë që konsiderohet e rëndësishme çdo ditë dhe të zbatosh ide për të kuptuar se cilat janë të mira dhe cilat nuk janë të mira.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *