Rrëfimi prekës i Ana Veizit: Si ma vrau babain, Sali Berisha. Kam mall për babin

Vajza e Ziver Veizit, Ana, e cila ishte vetëm 11 vjeç kur iu vra i ati, thotë se në fillim ngjarjen ia fshehën.
Ajo e ka marrë vesh atë vetëm më 22 janar, kur ia ka treguar dajua.
Anës i ka rënë të fikët dhe ka përfunduar në spital.
Rrëfimi i saj është bërë në emisionin e Ylli Rakipit.
Ana: Ishte një ngjarje shumë e rëndë, kam qenë të gjyshërit e mi, kisha ardhur nga shkolla dhe bisedoja me ta. Papritur nuk më lanë në asnjë moment të hapja TV, ma ndaluan, mediat po e jepte.. Ma mbyllën dhe s’më la të kuptoja përse, çfarë po ndodhte dhe pse nuk më lejonin…
Të nesërmen ka qenë 22 janar kur e mora vesh të vërtetën. Ka ardhur daja i mamit dhe ka folur me ne duke thënë se ishte gjallë por ishte i plagosur, gjë që më dha zemër të shpresoja por nuk ishte ashtu.
Rakipi: Përpjekje psikologjike ja u zvarritën këtë punë…
Ana: E mora vesh kur mami foli me njerëzit në Gjirokastër dhe humba ndjenjat, dhe kur u zgjova isha në spitalin e Fierit. Pastaj jemi nisur në Gjirokastër për të parë për herë të fundit trupin e babait.
Rakipi: Mbetet pa ndjenja dhe kur u zgjuat në spital çfarë menduat?
Ana: Nuk arrija ta besoja shikoja veten që dridhesha dhe qaja, kisha mamin dhe vëllain dhe nuk e besoja… Ishte një shembje e jetës, e mendjes, mendova se nuk do të vazhdoja të jetoja.
Ana: Marrëdhënien që kisha me babain ishte e përsosur sepse unë gjatë gjithë kohës shkoja mirë me të. Ishte i vetmi që shprehesha pa frikë, kishte një rol shumë të rëndësishëm.
Rakipi: Koha rrjedh nuk e ndalojmë, çdo vit kalon, vjen 21 Janari, një datë që vjen gjithmonë, ça mendoni?
Ana: Si gjithmonë çdo vit sjell kujtime të kaluara, bashkohemi për të ecur në Kryeministiri, për ta kujtuar, shfaqet një dhimbje shumë e madhe, çdo 21 Janar një goditje sikur e merr në moment, jo sikur ishte vitet e kaluara…
Rakipi: Ana, po në këtë janar?
Ana: Si çdo janar do bashkohemi në homazhe dhe do shkojmë me kënaqësi për ti nderuar dhe për ti qëndruar besnik deri në fund.
Rakipi: Ju kanë thërritur të shkoni apo vetëm për kujtimin?
Ana: Na kanë kontakuar që duhet të vemi si çdo vit, edhe nëse nuk do të ndodhte ne do të shkonim.
Rakipi: Ju kanë thënë njerëzit në pushtet, siç ka noddhur në këto vite, pas ngjarjes, ju u bëtë simboli i 21 Janarit për shkak të moshës edhe të një qëndrimi tënd. Vrasja është vrasje, por gjithsesi shihnim në portretin tënd kur dolët disa herë, më ka mbetur në mendje një vajzë që kishte filluar të rritej pak më përpara. Mendon që i ndodh njeritut që të rritet më përpara?
Ana: Nuk mendoja se njeriut i ndodhte të rritej më përpara, ma kanë thënë të gjithë pjesën e zhvillimit të mëpërparshëm, është e vertetë që një humbje e tillë të bën të mendosh gjëra për jetën dhe të rritesh përpara kohe.
Rakipi: Ka lodra, ndodh në perëndim njerëzit e kësaj moshe janë ngarkuar me lodra, befas të ty vjen në fatkeqësisht babai nuk është më… Pra ju u bëtë një personazh mediatik, edhe pa dashur rrjedha e solli që të bëheshit e tillë, këshilloheshe me dikë kur ndjeheshe ngushtë?
Ana: Kanë qenë momente pa e vënë re nuk më interesonte media apo të tjerët, ishte dhimbja që sa vjen edhe bëheshe më keq, shkatërrim total, ishte një ditë jo vetëm për ne por për të gjithë shqiptarët, në vend të babait tim mund të ishte edhe dikush tjetër.
Rakipi: Një fëmijë 11 vjeç e ka vështirë të mendoj se mud të ishte dikush tjetër. Jemi një popull, kur vritet njeriu i vet të mendohet edhe për tjetrin, do të thotë të mendojë në mënyrë revolucionare.
Ana: Nuk ndodh, kam qenë e vogël nuk mendoja veç arsyet pse ndodhi te babai im, mendoja sikur atë e kishin qëllim dhe do ta bënin, nuk mendoja diçka tjetër. Ndihesha e vetmuar dhe bosh në vetvete.
Rakipi: Një fëmijë 11 vjeç revoltohet, sidomos kur nuk ka më babain dhe çfarë kërkon, a kërkon drejtësi? E shikonit se ishte bërë diçka e padrejtë, a kërkoni drejtësi?
Ana: Një fëmijë në këtë moshë është e vetme, drejtësia që kërkon, ato vite që kalon pa personin që nuk e ka pranë. Unë kërkoj drejtësi dhe kam besim te drejtësia.
Rakipi: Nuk e kemi këtë drejtësi Ana…
Ana: Nuk ka qenë çështje e lehtë për të vendosur drejtësi, vështirësitë e ngjarjes dhe s’ka qenë e mundur për tu realizuar.
Rakipi: Tani ju jeni më e rritur, perceptoni më mirë se vite më parë, kush duhet ta bëjë këtë drejtësi, njëra palë i vrau në mes të Tiranës, në vendet demokratike nuk ndodh, kush do ta sjellë këtë drejtësi?
Ana: Mendoj se do ta bëjë pushteti aktual, kam besim se do të vendoset drejtësia. Pushteti aktual do të sjellë drejtësi.
“Nuk është venë në vend drejtësia. Unë besoj akoma tek drejtësia, shpresa na mban gjallë. Atë ditë e kujtoj po njësoj, me të njëjtën dhimbje. Kam shumë mall kam për babën, kujtoj çdo detaj”, tha Ana.