Rrëfimi i Xhelil Gjonit: Berishën e kam mik familje, por ai merrte urdhëra nga Ramiz Alia

Nga Luan Shmilli
Xhelil Gjoni është gjallë.
Në një nga pushimet e përfaqësisë se Kongresit të parë të PSSH, ku unë isha përfaqësues i Beratit, më i riu ndofta në atë përfaqësi, bashkë me të respektuarin mik, beratas, Hatem Hysenaj, e Xhelili drejtonte përfaqësinë, e pyes si pyes unë ndonjëhere, pa respektuar ofiqe a etikë distancash…
“Shoku Xhelil, më kanë thënë se ju e keni mik shtëpie këtë Sali Berishën”, e pyeta.
“Po, e kam pasur dhe unë e kam mik shtëpie”, tha ai.
“Po mirë, nuk arrini ju të komunikoni dhe ti thoni se kjo politike po çon vendin në përplasje dhe shkatërrim…
Energji të humbura kot, kur mund të bëhen ndryshime të thella, jepen të drejtat të burgosurve politike, por pa tension, sharje se nga të Saliut kanë dalë termat “pensionistet në hanxhar, komunistët në litar”, e pyeta unë?
“Shiko…me Saliun dhe politikën e tij, si ta bëjë, e kur t’a bëjë, nuk merrem unë, pasi drejtpërdrejtë merret shoku Ramiz…
Nuk mund të them më tepër, ndryshimet duhen bërë patjetër, nuk na njohën në Europë pluralizmin me organizatat e masave…
Duhen bërë parti politike dhe i bëmë e po i bëjmë, po ne duhet të merremi me ndryshimet tona, të thella, gjer tek emri i partisë, do ta mbajmë PPSH ( laburiste, si e ka Anglia, Izraeli,) apo Parti Socialiste si e ka gjithë Europa…
Dhe unë vet e shoku Ramiz jemi për Parti Socialiste…
Përfaqësia këtë duhet tua përcjell delegatëve të rretheve, ata do vendosin”, tha ai.
Dhe të nesërmen u miratua propozimi Partia Socialiste Shqiptare në sallën e kongresit historik
Këto i mbaj mend mire, madje kam dhe shenime në Shqiperi nga puna gjer naten vonë në përfaqësi dhe sallën e Kongresit!