2 Shkurt, 2023

Rrëfimi i Frrok Çupit: Si tentoi të më hiqte qafe Berisha, në listë ishin edhe 20 persona të tjerë

 Rrëfimi i Frrok Çupit: Si tentoi të më hiqte qafe Berisha, në listë ishin edhe 20 persona të tjerë

Analisti Frrok Çupi ka bërë një deklaratë të fortë ne emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, duke thënë se Sali Berisha ka dashur që ta vrasë, bëhet fjalë për vitet 1997.  Në një intervistë ekskluzive për gazetarin Denis Minga, ai e ka quajtur veten “viktima e Berishës që ka jetuar rastësisht”, e ndërsa flet edhe për një listë që ishte e përberë nga rreth 20 emra që ishin bëra gati për t’u ekzekutuar.

“Berishën e kam këshilluar miliona herë, jam armiku i tij i shpallur prej tij, jam viktima e tij që ka jetuar rastësisht, me të thënë të vërtetën se mund të isha tek ata ku i ka dërguar të tjerët, ka pasur tentativa shpesh herë për zhdukjen e time, në 1997 kam qenë numri një i regjistruar në listat e Shaban Memisë për t’u vrarë pa paralajmërim, ishin nja 20 veta në listë, dhe unë jetova në Vlorë”, tha Çupi.

Dikur Frrok Çupi ka pasur një raport shumë të ngushtë me Sali Berishën, një njeri që e këshillonte shpesh herë, e që një prej këtyre raste ai e ka sjellë në vëmendje edhe në ‘Repolitix’. Mes të tjerave, Çupi thotë si ish-kryeministrit nuk i kishte qejf kritikat.

“Unë vija nga një persekutim në Spaç, sa isha emëruar në ministrinë e Kulturës, kisha dy fëmijë të vegjël që jetonin shumë keq dhe në atë kohë kisha filluar që të merrja një rrogë që nga gushti i vitit 1990, rrugës më thotë “Lëre punën në ministri dhe kushtoji punën partisë” dhe unë i thashë “pse”. më tha “se fëmijët tu janë mësuar që të vuajnë, ja po vuajnë dhe pak, ndërsa fëmijët e mi nuk janë mësuar kurrë të vuajnë, ka dhe një arsye se unë nuk punoj dot me këta”.

S’ishte ende kryetar partie, me “këta” kuptonte “veriotët nuk janë mësuar të punojnë me jugorët”. I thashë “mua nuk ka rëndësi sa do vuajnë fëmijët e mi, problemi është që këtë ‘ne dhe ata’, mos e thuaj më’. Këshillat e mia kanë qenë në kohën kur i kam bërë kritika të ashpra, ai kurrë nuk dëgjuar, kritikat e detyrojnë atë që ta vrasë atë që bën kritikën”, tha Çupi.

Sot Berishën, e shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA-ja, e konsideron ‘si një njeri të sëmurë’ që nuk e di as vetë se çfarë kërkon’.

“Berisha një njeri i sëmurë që ka dalë në rrugë që nuk e di se çfarë kërkon, dhe nuk ka asnjë efekt në vend. Berishës i është ndaluar hyrja në parlament, ai nuk shkon dot”, tha Çupi.

Nga 11 dhjetori, Çupi shprehet se ka “0” pritshmëri dhe se nuk do jetë gjë tjetër vetëm se një Kuvend Kombëtar paralel me organin zyrtarë të partisë. Nga një prej ‘Foltoreve’, analisti thotë se është deklaruar se janë mbledhur më shumë firma nga sa e kërkon statuti, mirëpo ai hedh dyshime mbi vërtetësinë e tyre.

“11 dhjetori do jetë një fals, do mbledh një Kuvend jashtë PD-së, nëse zgjidhet kryetar i asaj mbetjeje të partisë, hallall, nëse jo është tjetër gjë, këta kandidatë do të kenë kandidatë të PD-së, ne nuk dimë nëse këto që thërrasin do mbajnë Kuvendin, do jenë delegatë të PD-së. Nuk i dimë sa firma janë, nuk janë noterizuar, nuk kanë karta identiteti, nuk kanë emra, është një punë si e bën Sali Berisha”, tha Çupi.

Të njëjtin fat si Sali Berisha, Çupi ia parashikon edhe presidentit aktual, Ilir Meta. E ka fjalën për autoritetin e Metës si politikan në opinionin publik, teksa e ka cilësuar si “presidenti më i shëmtuar që ka pasur Shqipëria”.

“Iliri është një president i zhvlerësuar, i shkarkuar nga Parlamenti, pret një vendim nga GJK, nëse nuk shkarkohet në raportin tim ,është më keq për të se do jetë një president zgravër që do rri i trembur, do jetë presidenti më i shëmtuar që ka parë historia dhe ka të njëjtin fat si Berisha në sensin e paraqitjes në publik, autoriteti i tij si politikan”, përfundoi analisti në studion e Report Tv.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *