2 Shkurt, 2023

Rrëfehet Ornella Muti: Kam tradhtuar vetëm një herë me Adriano Celentanon, por ai e bëri publike

 Rrëfehet Ornella Muti: Kam tradhtuar vetëm një herë me Adriano Celentanon, por ai e bëri publike

Aktorja italiane Ornella Muti është rrëfyer lidhur me flirtimet që ka pasur në të kaluarën.

“Kam tradhtuar vetëm një herë dhe e kam bërë me Adriano Celentano.

Adriano nuk duhet ta kishte treguar, të paktën pa më thënë. Ta hajë dreqi. Me mua, e kanë provuar thuajse të gjithë.

E kam kaluar gjithë jetën duke u mbrojtur nga meshkujt”, tha ajo në një intervistë.

Më tej ajo flet për periudhën kur nisi karrierën kinematografike.

“Xhirova filmin tim të parë ‘Nusja më e bukur’ në moshën 14-vjeçare. Nuk dija asgjë, më drejtonin të tjerët dhe vendosnin atë par mua”, tregon aktorja italiane, e konsideruar si një ndër femrat më të bukura në botë.

Ajo flet edhe për formën fizike, “Jam në formë sepse bëj një jetë të shëndetshme, fle dhe ha në mënyrë korrekte. Nuk e fsheh moshën time”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *