Ronela Hajati: Në Eurovizion do shkaktoj shumë polemika, do më shikoni…

Ronela Hajati thotë se ndodhet në Londër dhe se do të takojë një nga producentët që ka pasur ëndërr të bashkëpunojë, për t’u përgatitur për Eurovizionin.
Në një intervistë që dha pasi fitoi përballë Alban Ramosaj, Ronela ka zbuluar se performanca në Torino, ku do të mbahet festivali, do të jetë krejt ndryshe nga Festivali i RTSH-së.
“Nuk do të kenë lidhje me njëra-tjetrën. Si tre individë të ndryshëm, që këndojnë tre këngë të ndryshme. Klipi do të jetë, dua ta sjell si mistike, e rrallë, ndërsa performanca do të jetë shumë commerce.
Dua të bëj diçka as evropiane, diçka si latino- amerikanët, dua të sjell një gjë që të shkaktojë shumë polemika”, u shpreh fituesja e festivalit të këngës në RTSH.