Roland Bejko: PD po ndahet më dysh për b*thën e Sali Berishës, që nuk rron dot pa pushtet

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Gjirokastër dhe njëheraz anëtar i Këshillit Kombëtar, Roland Bejko, thotë se PD rrezikon të ndahet për fajin e një individi që nuk rri dot pa pushtet.
Përmes një postimi në FB, ai komenton “Foltoren” e Sali Berishës. Kujtojmë që Bejko është pozicionuar që në krye të herës kundër lëvizjes së Sali Berishës.
Në shumë emisione televizive ai ka mbrojtur vendimin e Lulzim Bashës për ta larguar Berishën nga grupi parlamentar i demokratëve pas shpalljes së tij “non grata” në SHBA.
“Foltore,
Fajtore,
Faltore,
Falltore,
Folklore,
= ndarje më dysh e PD-së, për pasojë opozitë e përjetshme. E gjitha kjo për b*thën e një individi që s’rron dot pa pushtet.
PS.
Kot që të komentoni, se do ua shuaj ato pasi i urrej anonimët dhe idiotët për mendimin e të cilëve nuk kam fare nevojë”, shkruan Bejko në Facebook.