9 Qershor, 2023

Roland Bejko: Berishën po e përdorin sa për të hequr Bashën, se mendojnë që ai do vdesë shpejt dhe ia marrin PD-në kollaj

 Roland Bejko: Berishën po e përdorin sa për të hequr Bashën, se mendojnë që ai do vdesë shpejt dhe ia marrin PD-në kollaj

Anëtari i kryesisë së PD-së Roland Bejko ka pohuar se ish-kryeministrit Berisha i janë larguar shumë mbështetës pas protestës së 8 janarit në selinë blu.

Bejko, i cili është caktuar pak ditë më parë drejtues politik në Gjirokastër në vend të Tritan Shehut deklaroi se Berisha u ka bërë lavazh truri demokratëve duke i përdorur.

Po kështu ai e cilësoi ish-kryeministrin si epiqendër të krizës. Ai i bëri deklaratat në emisionin ‘Spotlight’ në Vizion Plus.

“I kanë ikur Berishës pas datës 8 shumë, i ikën që me protestën e Kryeministrisë. Nuk zgjidhet kriza.

Demokratët janë të pakënaqur në të drejtën e tyre se humbën zgjedhjet.

Berisha e shfrytëzoi këtë moment, u bëri lavazh truri, i përdori për veten e vet dhe në datën 8 i çoi të mbysin njëri-tjetrën.

Sali Berisha është aktori kryesor dhe epiqendër e krizës.

Shumë nga demokratët që e kuptojnë sot janë distancuar nga Berisha.

Ka një kategori në PD, njerëzit që janë pranë Sali Berishës, që mendojnë se do heqin qafe Lulzim Bashën dhe duke u nisur nga mosha e madhe e Berishës, do të marrin vetë partinë kur të vdesë ai” – tha Bejko.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *