4 Qershor, 2023

Roland Bejko: Berisha do na vriste më 8 janar, e meritonte gazin e policisë

 Roland Bejko: Berisha do na vriste më 8 janar, e meritonte gazin e policisë

Roland Bejko, anëtar i Kryesisë së PD-së u shpreh se Berisha është bashkëfajtor me Bashën për humbjet dhe është pa perspektivë, pasi ka kundër SHBA-të.

Ai tha se dënon ekzagjerimin e gazit që përdori policia kundër demokratëve, pasi e meritonte vetëm një person gazin, Sali Berisha.

Berisha është bashkëfajtor me Bashën për humbjet dhe është pa perspektivë, sepse e kanë izoluar amerikanët. Këtë e kuptojnë të gjithë njerëzit që kanë dy pare mend. Të gjithë i kanë dënuar elementët parapolitike me të cilat Berisha do të marrë partinë.

Berisha kërkoi që ta merrte kullën e partisë me vëlla vrasje duke i nxitur të futen atje. Për datën 8 janar po bëj një deklaratë personale: padiskutim e dënoj ekzagjerimin e gazit që përdori policia kundër demokratëve, pasi e meritonte vetëm një person, Sali Berisha.

Ai i dërgoi njerëzit atje dhe shumë mirë që PD-ja e thirri policinë. Atje ndryshe do të ishte bërë vëlla vrasje”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *