4 Dhjetor, 2022

Robert Aliaj sherr me Bleonën: Vajte 50 vjeç dhe jeton me prindërit, se ke dështuar si grua

 Robert Aliaj sherr me Bleonën: Vajte 50 vjeç dhe jeton me prindërit, se ke dështuar si grua

Robert Aliaj është përplasur dje live me Bleona Qerretin, pasi deklaroi se vajzat janë më materialiste.

Sipas tij, ajo ka dështuar si femër, pasi nuk ka arritur dot të krijojë familje dhe jeton ende me prindërit.

“Ky është fakt, femrat interesohen për gjërat dhe meshkujt për personin. Sepse jam unë ai që ka ndërtuar një familje dhe kam dy zonja që nuk e kanë arritur këtë gjë,” është shprehur ai, duke shtuar:

“Nuk çohet modeli “Qerreti” në Amerikë. Të jetosh me familjen në vitin 2021, në moshën 50 vjeç, është skandal, ” tha ai.

Bleona nuk duroi dot.

“Unë e para s’jam 50 vjeç. Ore, qenke idiot ti! Ti qenke komplet idiot! Unë s’të paskam njohur deri tani. Kush të jep ty të drejtë të më gjykosh mua?

Unë mamin dhe babin tim do t’i mbaj deri ditën që të vdes. Dhe nuk më ndalon ti. Ç’është kjo idiotësi e madhe!”, u shpreh ajo e nervozuar.

Ndërsa më pas, Bleona reagoi edhe në rrjetet sociale.

Dikush duhet të ketë guximin flasë për faktin se dashuria njësoj siç lind ashtu dhe vdes!

Dashuria vjen dhe shkon…Ne duhet të jemi të ndershëm me ndjenjat tona – jo të rrimë në kombinime dhe martesa të dështuara për shkak të paragjykimeve të shoqërisë!

Pikërisht për shkak të paragjykimit ka shumë njerëz që jetojnë një jetë fallco dhe shtirja është bërë pjesë e karakterit të tyre.

Këtu njerëzit pretendojnë që janë të “martuar”, pretendojnë që janë të “pasur”, pretendojnë që janë të “lumtur”…. Sa mirë do ishte sikur të fokusoheshin që VËRTET të ishin të martuar dhe besnike, VËRTET të pasur, dhe VËRTET të lumtur dhe të përmbushur!!!

Sa mirë do ishte sikur me të vërtetë ky të ISHTE REALITETI I TYRE!!

Ne emër te sinqeritetit dhe besnikërisë është me e ndershme të realizohet (qoftë dhe për një kohë të shkurtër) ajo që premtohet, se sa një premtim i rremë që mezi pret ta thyesh në çdo moment!!

Mos penalizoni sinqeritetin e duartrokisni shtirjen, mos bëni “pazare” me dashurinë duke dhënë premtime që nuk mund t’i realizoni!”, ka shkruar ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *