28 Janar, 2023

Rikthimi i Luiza Xhuvanit, atje ku nisi gjithçka (pas dramës së madhe familjare)

 Rikthimi i Luiza Xhuvanit, atje ku nisi gjithçka (pas dramës së madhe familjare)

Aktorja e mirënjohur Luiza Xhuvani është rikthyer këto ditë në vendlindjen e saj, Sarandë.

Luiza Xhuvani ishte e pranishme në një aktivitet në kuadër të përurimit të një muraleje, pikërisht aty ku ajo nisi karrierën e saj skenike, te Qendra Kulturore.

Muralja i kushtohej promovimit të barazisë gjinore, edhe si shprehje e kundërshtimit të dhunës me bazë gjinore.

Luiza recitoi dhe disa vargje, duke përcjellë një emocion të veçantë për të pranishmit.

Dukej qartë se aktoren e kishte marrë malli për Sarandën, qytetin ku lindi dhe u rrit.

Por dukej sikur edhe qytetin, ku ajo u rrit ndonëse ka ndryshuar shumë vitet e fundit, nga pitja e ngrohtë e qytetarëve sarandiotë, e kishte marrë malli.

Vitet e fundit Luiza Xhuvani ka kaluar disa peripeci familjare, jo edhe aq të lehta për t’u kapërcyer, por gjithsesi, ajo gjeti forcë për t’iu rikthyer me të njëjtin intensitet jetës skenike.

Kujtojmë ngjarjen e rëndë e të birit të saj të vetëm dhe ndarjen nga jeta e të shoqit, regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani.

Dhe pritja më e ngrohtë nuk mund t’i rezervohej askund tjetër, veçse vendlindjen e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *