5 Dhjetor, 2022

Rezart Taçi flet për vrasjen e Artan Santos: A kanë gisht azerët?

 Rezart Taçi flet për vrasjen e Artan Santos: A kanë gisht azerët?

Gjatë një interviste në Top Channel, Rezart Taçi ka pranuar se është thirrur në prokurori për vrasjen e bankierit Artan Santo, jo si i akuzuar, por si person në dijeni.

“Në bankën e tij depozitonim shuma të ndryshme parash” – tregoi Taçi, por duke sqaruar se Santo nuk ishte i përfshirë në konfliktin mes tij dhe azerëve për 75 milionë dollarët me të cilat u ble ARMO.

Taçi tha se as azerët nuk e fajësonin Santon për lëvizjen e parave përmes bankës së tij.

Rezart Taçi ka dhënë versionin e tij për paratë që mori në Azerbajxhan dhe me të cilat bleu ARMO-n nëpërmjet një shumë prej 128 milion dollarësh. Taçi than ë një intervistë për Top Channel se paratë nuk ishin kredi nga banka, por pjesë e një marrëdhënieje tregtare.

“Blerja e armos nga azerët nuk ka lidhje me 75 milion eurot, kjo është një shifër e bazuar në një marrëdhënie tregtare, ska lidhje me kredinë. Bashkëpunuam në bazë të një marrëdhënieje tregtare, ku qarkulluam mbi 500 milion euro” u shpreh Taçi, ndërsa ka sqaruar më tej marrëdhënien me drejtorin e bankës që i kaloi paratë.

“Në momentin që sipërmarrësi azer pati një inisiativë për të dëmtuar drejtorin e bankës, u detyrua të thotë se këto para ia dha bankës tregtare si hua, por këto ishin në bazë të një marrëdhënieje tregtare. Me të kemi një marrëdhënie të afërt familjare dhe unë jam financues i tyre” tha ai.

Për paratë që Rezart Taçi mori nga bankat azere, atje u burgos Jahanger Hajiyev, drejtori i bankës me 15 vite burg. Taçi tha se me të vazhdon të ruajë miqësinë në këto momente të vështira. Konflikti i Taçit me azerët u lidh me disa vrasje që pasuan disa vite më pas.

Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit, IBA, një institucion financiar 50.2 % në pronësi të shtetit azer depozitoi në nëntor 2008 në Bankën Credins shumën prej 75 milione euro me qëllim “kryerjen e investimeve në Shqipëri.”

Shuma prej 75 milionë euro u depozitua në Banka Credins në tre keste.

Një vit pas transfertave dhe blerjes së ARMO-s nga Rezart Taçi, IBA i ka këkuar kthimin e shumës mbrapsht Bankës Credins. Në fillim Credins ka mohuar marrjen e SëIFT-it, por më 19 korrik 2010 ka pranuar se paratë janë përdorur për të kredituar AMRA Oil.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *