1 Tetor, 2023

Rezart Taçi akuza Ridvan Bodes: I kam dhënë 20-30 milionë euro dhe prapë nuk kisha mbështetje politike, më vinin gjoba

 Rezart Taçi akuza Ridvan Bodes: I kam dhënë 20-30 milionë euro dhe prapë nuk kisha mbështetje politike, më vinin gjoba

Pasi u shpall në kërkim nga SPAK, biznesmeni Rezart Taçi foli nga Italia lidhur me përfshirjen dhe rolin e tij në procedimin penal që është regjistruar ndaj tij.

Taçi theksoi se ndaj tij janë vënë gjoba me shumë 20-30 milionë euro kundrejt tij në çdo 2-3 muaj dhe për këtë ka akuzuar ish-ministrin e Financave asokohe Ridvan Bode.

I pyetur nëse ka denoncuar për rastin, Taçi u përgjigj “t’i denoncosh ata kundër atyre institucioneve që kanë pasur drejtimin e këtyre institucioneve.”

Pjesë nga intervista:

Taçi: Ju e dini mirë se çfarë do të thotë që të rritesh pa asnjë bashkëpunimi politik. Unë kam parë punët e mia dhe nuk kam bashkëpunuar politikisht. Kam punuar sipas të gjitha rregullave, por në Shqipëri është e pa tolerueshme të punosh i rregullt dhe të shikosh punët e tua. Mua më janë vënë gjoba 20-30 milionë euro kundrejt personit tim çdo 2-3 muaj.

Gazetari: Kush janë këta persona që ju kanë vënë gjoba?

Taçi: Këto janë gjoba nga institucione shtetërore. Deri në vitin 2015 më kanë vënë gjoba.

Gazetari: Pse nuk i keni denoncuar, nuk keni pasur besim te drejtësia?

Taçi: T’i denoncosh ata kundër atyre institucioneve që kanë pasur drejtimin e këtyre institucioneve.

Gazetari: Nuk na e thatë emrin e ministrit të Financave të implikuar.

Taçi: Është z. Bode, Ridvan Bode.

Gazetari: Keni komunikuar me të lidhur me këto gjoba?

Taçi: Është një person që nuk e flet mirë shqipen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *