31 Janar, 2023

Revoltohet analisti: Nuk jemi më kaq pabuksa’ dhe të paparë, ndërhyrja e SHBA brutale, nuk e pranojnë më njerëzit

 Revoltohet analisti: Nuk jemi më kaq pabuksa’ dhe të paparë, ndërhyrja e SHBA brutale, nuk e pranojnë më njerëzit

“Ndërhyrje brutale” e ka konsideruar Arjan Curri, mënyrën sesi përfaqësues të SHBA sillen në Shqipëri.

Curri tha se një pjesë e shqiptarëve tashmë nuk e pranojnë më këtë lloj ndërhyrje dhe po reagojnë, përfshirë ata që i janë bashkuar Sali Berishës në Foltore.

“Mungesa e stilit me të cilën ndërhyn Amerika, këtë gjë nuk e pranojnë më njerëzit. Ka ardhur koha që nuk jemi më kaq të paparë dhe pabuksa, nuk e shohin Amerikën si shpëtimin, shohin edhe Europën apo Gjermaninë, nuk aplikojnë më vetëm për llotarinë Amerikane.

Të vish me këtë lloj brutaliteti, t’i thuash një partie politike, hiqni Berishën, ose do hani bar, qoftë edhe 10% e kësaj partie do të reagojë. Qoftë edhe kaq njerëz është gjë e mirë”, tha Curri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *