28 Janar, 2023

Revolta e pedagogut, në krah të Berishës: Rama e Gjergj Luca më rrëmbyen pronën, do e pësojnë keq

 Revolta e pedagogut, në krah të Berishës: Rama e Gjergj Luca më rrëmbyen pronën, do e pësojnë keq

Një pedagog informatike në Elbasan deklaroi në tryezën e organizuar nga Berisha me aktivistë të shoqërisë civile se kryeministri Edi Rama bën mbledhje me oligarkët tek restoranti i Gjergj Lucës ndërsa shtoi se ky i fundit i ka rrëmbyer pronën për ta bërë parking.

Ai u shpreh se do të luftojë deri në fund që në pronën e tij të rrëmbyer nga Luca, të ndërtohet një shkollë për komunitetin apo një kopësht fëmijësh.

Ndër të tjera ai tha se s’do të tërhiqet edhe pse Luca mund ta kërcënojë me jetë duke i vënë njerëz nga pas.

“Bën mbledhje qeveritare te Luca. Nuk kemi një qendër shëndetësore, një kopësht për fëmijët. Kur Luca më rrëmben pronën për ta bërë parking, i kam kërkuar kreut të bashkisë që hajde merre këtë pronën bëjn një shkollë për komunitetin dhe jo për oligarkët.

Rama mos të vijë të hajë dreka e darka me oligarkët. Gjergj Luca, edhe 500 mijë lekë të japi do e pësojë më keq.

Këtu do rri e do luftoj. Le të më vendosi njerëz për të më vrarë, mua aty do më ketë”-tha pedagogu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *