29 Nëntor, 2023

REPLIKAT: Jorida Tabaku bën për “ujë të ftohtë” Erion Veliajn

 REPLIKAT: Jorida Tabaku bën për “ujë të ftohtë” Erion Veliajn

Komisioni Hetimor për inceneratorët është shoqëruar me debate të ashpra mes kryetares së Komisionit, Jorida Tabaku dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili sot ishte i thirrur për të dhënë dëshminë e tij.

Debatet mes tyre kanë degjeneruar në akuza personale. Veliaj e akuzoi Tabakun për mashtrim, duke i kujtuar se ai ka fituar përballë saj dhe gjykata e ka dënuar për shpifje.

Nga ana tjetër Tabaku kërkoi administrimin e vendimit te këshillit bashkiak, duke i thënë se do ta ketë përballë sa herë ka abuzime, duke i thënë “se të mund ty dhe këta të 10”, duke iu referuar anëtarëve socialistë të komisionit.

Tabaku: Më lexo vendimin e këshillit bashkia, mos bëj si viktimë se nuk je viktimë.

Veliaj: Po të jetë për përballjet tona unë të kam mundur në gjyq dhe je e dënuar për shpifje.

Tabaku: Më lexo vendimi i këshillit bashkia…

Veliaj: Ja ku e ke, unë në dallim nga ju vij i përgatitur dhe  nuk sajoj dhe nuk dëgjoj Monikën të TV.  Më lerë të mbaroj se kjo që po bën është e padrejtë. Sapo ju provova që kam folur në emër të bashkisë dhe jo të qarkut. Po ju lexoj që të njëjtën shkresë ka shkuar edhe Isa Sakja i Kavajës.

Tabaku: Do ta administroj edhe kërkesën e Isa Sakjës.

Veliaj: E vetmja gjë që unë i them Sakjes është që bie parimisht dakord….Ju përshini vetëm shkresën time

Tabaku: Nuk kam ardhur të dëgjoj politikën tënde.

Veliaj: Ke ardhur të mësosh dhe mos gënjesh

Tabaku: Ti je gënjeshtari më i madh në këtë vend

Veliaj: Je dënuar me vendim gjykatë

Tabaku: Sakja nuk e ka territorin e Tiranës dhe të kavajës. Pyetjes i bëj unë këtu.  I kërkoj që të administrojmë vendimin e këshillit bashkiak. Ju lutem, administroni vendimin e këshillit bashkiak.

Veliaj: Jam duke u përgjigjur…merr pushim dhe qetësohu

Tabaku: Lexo vendimin e këshillit bashkiak të Tiranës

Veliaj: Në dallim nga bashkia e Vorës…pi ujë dhe qetësohu

Tabaku: Aq e qetë jam sa ke 10 mbrojtës këtu dhe ju dal ballë ty dhe këtyre këtu

Veliaj: Gjykata të ka nxjerrë shpifëse

Tabaku: Bashkë jemi përballur dhe përballë do më kesh sa herë …fatkeqësia më e madhe është se ti përdor SPAK si qen sulmi. Unë nuk e bëj dot. Ti e përdor prokurorinë si qen sulmi.

Veliaj: Po ju betoheni që nuk do gënjeni se ju kam dëgjuar në mënyrë sistematike. Ju po më ndërprisni përgjigjen, pyetja ishte retorike

Tabaku: Dëshmitar fokusohuni tek pyetjet e mia,

Veliaj: Unë ju respektova, pres të më repektoni

Tabaku: Sipas pikës 5, ju nuk e keni këtë kompetencë për të cilën keni firmosur.
Veliaj: Ju s’mund të bëni gjyqtaren, kjo që po bëni eështë e pandershme, duhet të më lësh të përgjigjem

Tabaku: Nuk më bën dot pyetje mua, unë jam betuar si deputete e Kuvendit, mos prish mbledhjen më dëgjoi, zoti Veliaj

Veliaj: Duhet të më lësh të përgjigjem, do më lësh të përgjigjem s’mund të bëni pyetje pa përgjigje

Tabaku: Mos prishni mbledhjen

Veliaj: është minimumi i etikës, baza e mirësjelljes për bashkëjetesë, bëtë pyetjen do dëgjoni përgjigjen

Tabaku: Përgjinuni pyetjeve që kam

Veliaj: Nuk e cakotni ju përgjigjen time, e cakton ligji

Tabaku: Nuk jeni këtu për të bërë pyetje

Veliaj: Do më japësh kohën të përgjigjen

Tabaku: E pandershme të vish këstu e të bësh propagandë e ke gjthë kohën të

Tabaku : E pandershme të vish të marësh peng këtë komision hetimor

Veliaj: Jam përgjigjur me logon e Bashkisë, mos bëj zhurmuesin ke gënjyer në mënyrë sistematike.

Tabaku: Me qetësi, zhurmuesin je i dalluar që e keni bërë ju , mos bëj propagandë

Veliaj: Kjo është e pandershme, thellësisht e pandershme kjo që po bën

Tabaku: Po merr peng komisonin që ke përgjgjësi te japesh pergjigje

Veliaj: Po e drejton në mënyrë të pandershme, nëse ke bërë pyetje do dëgjosh përgjigjen, a e bërë pyetjen do dëgjosh përgjigen. Ja ku i ke specifikat e pronës që thotë kjo pronë është në pronësi shtet, nëse do kishit vajtur në punë në bashkinë e Tiranes do kuptonit që prona shtet sa kohë është pronë bashkiake s’mumd të pyetet këshilli bashkiak për një pronë që nuk e ka. Ajo që gënjeni sistematikisht e thooni që s’ka vendim të këshillit bashkiak ta thashë që unë betohem e do them të vërtetën

Tabaku: I cilit vit është ky vendim?

Veliaj: Më keni vënë atribute që nuk i kam

Tabaku: Po ngatërroni qëllimisht cështjen

Veliaj: Mund të biem dakort që nuk biem dakort por do dëgjojmë njëri tjetrit, ti mund të bësh pyetjet por jo përgjigjet e mia

Tabaku: Të lutem me qteësi më lexoni vendimin e këshillit bashkiak

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *