29 Nëntor, 2023

Gazetari nga Kosova përplaset live me Berishën: Ke vrarë njerëz në Tiranë dhe ndihmove Serbinë të na vrisje ne o i pafytyrë

 Gazetari nga Kosova përplaset live me Berishën: Ke vrarë njerëz në Tiranë dhe ndihmove Serbinë të na vrisje ne o i pafytyrë

Sali Berisha është përfshirë në një debat të ashpër me gazetarin Imer Mushkolaj gjatë një emisioni live. Gazetari ka akuzuar hapur ish-kryeministrin si një prej përgjegjësve për vrasjet e ndodhura gjatë protestës së 21 janarit.

Akuzat e Mushkolës kanë sjellë një reagim të ashpër nga Berisha, i cili akuzon gazetarin si një mbështetës i Serbisë dhe një gënjeshtar i pafytyrë.

Berisha: Më 8 janar po shkonim në shtëpinë e tyre të mbushur me banditë.

Gazetari: Lëri këto përralla mos na i përsërit.

Berisha: Do më lini të flasë apo si e keni hallin. Nëse ti sjell, mos e prishni emisioinin. Më keni thërritur për të folur. Ai gënjen dhe gënjen.

Gazetari: Unë po ju them vazhdoni.

Berisha: Përsa i përket 21 janarit, duhet të jesh i verbër dhe i pafytyrë që thua ishte protestë paqësore, nuk ka njeri në botë që e ka quajtur 21 janarin protestë paqësore.

Gazetari: Ju e keni përgjegjësinë për vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Ke vrarë njerëz në bulevard, kjo është njolla e juaj e zezë pas piramidave vratë njerëz në bulevard në Tiranë, dhe pas Gërdecit. Nuk e përfundoj dot me gënjeshtrat që po thotë.

Berisha: Ti ke sjellë një provokator nga Novi Sadi aty i cili gënjen në mënyrë të pafytyrshme. Cila ishte paqësore, kush e ka thënë paqësore protestën e 21 janarit përveç atij të pafytyri aty. Përveç Beogradit kush e ka thënë.

Gazetari: Beogradit që keni bashkëpunuar ti kur ishe president, që e keni furnizuar me naftë. Është e dhimbshme dhe e turpshme.

Berisha: Nxirr pak protestën e 21 janarit që një gënjeshtar në studio thotë se është paqësore.

Gazetari: Lëri pallavrat o zotëri, lëri gënjeshtrat? Cila është përgjegjësia juaj për vrasjet zotëri?! Këtë na sqaro

Berisha: 21 janari kishte axhendë politike.

Gazetari: Cila është përgjegjësia juaj si kryeministër këtë na sqaro. Apo nuk keni përgjegjësi ju?! Ata bënë vetëvrasje në bulevard?!

Berisha: Se cila është përgjegjësia ime atë… Unë kam qëndruar në zyrë, i vendosur deri në fund. Por ti që i thuaj protestë paqësore asaj ku u hodhën plumba në dritaren e kryeministrit, ti nuk ke minimumin e integritetit njerëzor. Je një skllav i atyre që të japin formula për të shpërndarë nëpër studio.

Gazetari: Nëse unë jam skllav, ti je vrasës. Vrasësi i më shumë se 20 vetëve në Gërdec, djegës i Shqipërisë në 97-ës.

Berisha: Ti thjesht leh sipas programit të Novi Sadi-t.

Gazetari: Antiamerikani ndër të fundit dhe tani shet moral. Ti ke shumë mëkate zotëri që prej 97-ës e tutje.

2 Comments

  • Pergezime gazetarit. Per here te pare shikoj nje gazetar trim dhe shqipetar me zemer qe ja thote hapur Sali Kriminelit gjithe krimet qe nga 97. Gerdeci dhe deri tek 21 janari. Ju pershende dhe ju uroj me gjthe zemer je shqipetar i verte. emigranti i ikur nga 97, usa

  • Mushk-kolen e degjoja live, nje njeri me urrejtje te ushqyer mire. Cfare presim nga keto pseudo/analiste qe shiten e blihen pa piken e moralit.
    Mushke, vlerat jane gje e madhe per nje komb, Berisha ka vlera don apo Nuk don ti

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *