4 Dhjetor, 2022

REPLIKAT/ Berisha përplaset me Lorenc Vangjelin: I pafytyrë, ti je zar i Edi Ramës dhe PS-së

 REPLIKAT/ Berisha përplaset me Lorenc Vangjelin: I pafytyrë, ti je zar i Edi Ramës dhe PS-së

Zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike dhe përplasjet me Berishës e Bashës, ishin në qendër të një debati mes ish-kryeministrit dhe gazetarit Lorenc Vangjelit.

Të ftuar në emisionin “Opinion”, gazetari Vangjeli deklaron se Berisha ka krijuar një sistem të kryetarokracisë, dhe tashmë po bie viktimë e saj.

Sipas gazetarit, Berisha po tenton të mbajë sërish peng shqiptarët, dhe sulmet ndaj Lulzim Bashës dhe PD-së janë pretekst.

Kjo ka sjellë reagimin e ish-kryeministrit, i cili tha se Vangjeli flet në këtë mënyrë pasi është përfaqësues i Edi Ramës dhe i Partisë Socialiste.

Fevziu: Kë do votonit në 25 prill, Bashën apo Ramën?

Berisha: Absolutisht asnjërin. Përkundrazi do e hidhja në kosh fletën. Është si të votosh origjinalin dhe kopjen. Rama është origjinali. Nuk mund të numërosh 4 humbje rresht tek Berisha. Edhe në 97’ kam pasur më shumë vota se në 2017.

Vangjeli: Ju keni shpikur sistemin e kryetarëve. E kuptoni se çfarë situate keni krijuar. Sistemi që keni shpikur, kryetarokracia, edhe 100 herë të humbi kryetari, ai do qëndrojë aty.

Berisha: Ai sistem që lashë unë ishte funksional.

Vangjeli: Jeni viktimë e veprimeve tuaja. E keni parë pushtetin si qëllim dhe jo si mjet. Të merresh sot me Lulzimin, Brava apo pulla është njësoj sit ë vidhni bukën jetimit. Ai është i gatshëm të rrudhë partinë.

Berisha: Si nuk të vjen keq për ata demokratë që hëngrën gaz, por të vjen keq për një person të vetëm.

Vangjeli: Mua më dhimbset shoqëria shqiptare që mbetet pengu i juaj. Pasi të dy sëbashku, si dy kukulla ruse do e lini kështu vendin. Në 6 mars do i lini Ramën si mullixhi.

Berisha: Ajo fasadë (për Partinë Demokratike) është peng i Edi Ramës, e quan peng ti se përfaqëson Edi Ramën dhe PS-në këtu në këtë studio.

Vangjeli: Unë vlej më shumë se ndonjë parti këtu.

1 Comment

  • Lorenci i biri i romes Zana dhe shoferit shkodran, Tonin Vangjeli….i biresuar diku ne Tirane….Lorenci kur e mori vesht se ishte i biri i Zana romes, erdhi ne Dures, e takoi dhe e kercenoi me cdekje nese do ta takonte si nena te birin, e mohoi….ka nje vella te me te madhe, Arbenin qe edhe ngjajne shume me njeri tjetrin…nuk behen se Lorenci i ka mohuar….cfar munde te prisni nga nje pjelle e tile…..

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *