4 Dhjetor, 2022

REPLIKAT/ Andi Bushati sherr me Bashën: Olldashit i vodhe zgjedhjet, je i shitur. Basha: Ti je farë komunisti

 REPLIKAT/ Andi Bushati sherr me Bashën: Olldashit i vodhe zgjedhjet, je i shitur. Basha: Ti je farë komunisti

Mes analistit Andi Bushati dhe kryetarit të shkarkuar të Partisë Demokratike Lulzim Basha pati akuza të ashpra në studion e emisionit “Open”. Bushati e quajti kryedemokratin të “shitur” dhe se “i ka vjedhur zgjedhjet Sokol Olldashit në 2013”-ën.

Bushati: More traun e Rrugës së Kombit dhe e fute në shpi. Do përfundosh si Avdullah Hoti që thoshte budallallëqe për amerikanët.

Basha: Ti je një gënjeshtar. Je shpifës. Sponsorizuesin e medias tënde e kam denoncuar në Gjykatë. Zamirin ta kam thënë në parlament.

Bushati: Thjesht me emër?

Basha: Pse ça jam unë prokuror?! Ti gënjen.

Bushati: E di gjithë Shqipëria që je i kapur.

Basha: Unë do ta pastroj PD nga mbeturinat e komunizmit.

Bushati: Edhe Sokol Olldashit ia vodhe zgjedhjet.

Basha: Gënjen! Je ti që bën sikur…Kush i uli sytë more? Rrugën e Kombit unë e kam denoncuar. Tunelin e Llogarasë.

Bushati: Ke qenë në shërbim të Ramës më 21 janar. Po të ishte pjesë e zgjedhjes, do mbështesje 18 dhjetorin. Po nuk shoh zgjidhje.

Basha: Je farë komunisti, më akuzon pa prova mua. Shpifje!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *