10 Qershor, 2023

REAGIMI/ Ben Blushi: E vërteta e lajmit se marr 240 milionë lekë rrogë në muaj

 REAGIMI/ Ben Blushi: E vërteta e lajmit se marr 240 milionë lekë rrogë në muaj

Një databazë me të dhënat e disa qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitit, pozicionin e punës dhe pagën, që po shpërndahet në Whatsapp.

Kjo është rrjedhja më e madhe e informacionit, pasi bëhet fjalë për të dhëna sensitive. Në listën e pagave janë emrat e shumë biznesmenëve, drejtues kompanishë si dhe persona publikë.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi, në një prononcim ka reaguar lidhur me publikimin e të dhënave të tij personale.

Blushi shprehet se paga e tij është 24 herë më e vogël nga sa pretendohet në dokument.

“Nga publikimet e paautorizuara të disa portaleve sot kam mësuar se kam një rrogë që nuk e kam.

Në respekt të bashkëpuntorëve të mi, në kompaninë ku kam punuar deri përpara tre javësh, dua të them se, rroga ime është 24 herë më e vogel se ajo që pretendohet se është.

Duke e ditur se kurioziteti njerëzor, nuk e ndal dot vuajërizmin të kthehet në sport ekstrem, shpresoj që të paktën një herë, ekspozimi i padenjë dhe në rastin tim edhe i pavërtetë, i të dhënave personale të ketë një përgjegjës,” shprehet Blushi.

Nga të dhënat e publikuara, rezultonte se ai merrte 240 milion lekë të vjetra në muaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *