3 Shkurt, 2023

Ramush Haradinaj shpërthen kundër ish-mikut të tij Ilir Meta: S’jam kandidat për president i Shqipërisë

 Ramush Haradinaj shpërthen kundër ish-mikut të tij Ilir Meta: S’jam kandidat për president i Shqipërisë

Ramush Haradinaj ka reaguar i revoltuar, pas një lajmi të publikuar nga mediat e Ilir Metës, se ai do të jetë kandidat për president i Shqipërisë.

“Nuk jam kandidat për president të Shqipërisë!

Po e shoh që po bëhet fushatë nga gazetarët e shitur, nga mercenarët e mediave, në Tiranë e në Prishtinë, sikur unë qenkam në kombinim për president të Republikës së Shqipërisë.

Kjo është një shpifje ordinere, e ulët, e pistë dhe për hesap të kuzhinave që janë edhe kundër Shqipërisë, edhe kundër Kosovës, edhe kundër meje.

Për popullin tim të dashur shqiptar, unë jam në Kosovë, do të jem në Kosovë dhe edhe politikisht do të realizohem në Kosovë.

Shqipëria i ka njerëzit e saj, që di t’i vendosë në krye të shtetit. Me Kosovën e Shqipërinë e kundër matrapazëve mediatikë e të opinionit publik”, thuhet në reagimin e Haradinajt.

Vizita e Ramush Haradinajt disa ditë më parë tërboi Sali Berishën, pse ai u takua “vëllazërisht” me Edi Ramën, me të cilin me sa duket është pajtuar pas përplasjeve disa vjeçare, ndërkohë që mediat pranë Metës aluduan se ai do të jetë kandidat për president të Shqipërisë.

Kjo solli reagimin e ashpër të Haradinajt, i cili ndryshe nga sa ndodhte më parë, në vizitën e fundit shmangu si Ilir Metën, ashtu edhe Sali Berishën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *