1 Tetor, 2023

Rama: U desh një komunist si Skënder Gjinushi që të reformohej Akademia e Shkencave

 Rama: U desh një komunist si Skënder Gjinushi që të reformohej Akademia e Shkencave

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të hënë në ceremoninë e mbajtur në sallën e parlamentit për 50-vjetorin e krijimit të Akademisë së Shkencave.

Gjatë fjalës së tij kryeministri vlerësoi Akademinë e Shkencave gjatë kohës së komunizmit duke thënë se ishte një institucion që qëndronte i mënjanuar nga ndikimi politik dhe shoqëror i vendit.

Ai shtoi se u desh një akademik i asaj kohe si Skënder Gjinushi, i cili do të bënte reformimin e institucionit pas 90-ës dhe do të mbillte filizat për akademinë e së ardhmes.

“Falë reformës së vitit 2019 e cila u realizua nën një ndërveprim të udhëhequr nga Akademia e Shkencave dhe përsëri edhe kjo u realizua në lidershipin e Skënder Gjinushit, imagjinojeni sa domethënëse është kjo. Përsëri duhet dikush i asaj kohe akademike që të garantoj këtë kohë kaotike me shpresën që do të kemi dhe ne kohën tonë akademike.

Sot akademia nga një vend i pashpresë përshpirtjesh, ku mbledhjet më të rëndësishme ishin ato që i jepnin lamtumirën ndonjërit që ikte në botën tjetër është kthyer në një hapësirë që po mbillen fidanët e të nesërmes”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *