28 Janar, 2023

Rama s’lejon ministrat të takohen me biznesmenët, po Olta Xhaçka si do t’ia bëjë që e ka në krevat biznesmenin?

 Rama s’lejon ministrat të takohen me biznesmenët, po Olta Xhaçka si do t’ia bëjë që e ka në krevat biznesmenin?

Ministrave do t’u ndalohet me ligj takimi me biznesmenë! Këtë e thotë Kodi i ri i Etikës që ka përpiluar vetë kryeministri Edi Rama.

Në rregullat e paralajmëruara nga kryeministri Rama në nisje të mandatit të tretë të qeverisjes, ka vendosur disa pika mbi “i” për ministrat e tij.

Por ka një problem! Po me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka si do veprohet?

Bashkëshorti i saj, ish-deputeti socialist, Artan Gaçi pas largimit nga politika ka vendosur që t’i dedikohet botës së biznesit, e mesa është raportuar deri më tani nuk ka dalë keq.

Së fundmi është shpallur investitor strategjik. Në vendimin e qeverisë, ‘AGTTC Hotel Management’ sh.p.k, ka në përdorim të një zone bregdetare në Himarë për resortin ‘Dreamades Luxury Suites’ për një periudhë 30-vjeçare.

Megjithatë, të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se kjo kompani është themeluar tre muaj pas vendimit për shpalljen e investitorit strategjik, që ndryshe nga sa sugjeron vendimi i Këshillit të Ministrave, është kompania me emër të ngjashëm, AG.TTC Sh.p.k – në pronësi 100% te ish-deputetit socialist dhe bashkëshortit të ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.

“Unë jam investitor strategjik dhe po ndërtoj një hotel, nuk po ndërtoj vila siç bëjnë të tjerët. Por, pikërisht për të shmangur këtë konflikt interesi, unë gjeta një kompani tjetër me përvojë në këtë fushë, e cila do të marrë në menaxhim hotelin dhe plazhin dhe unë jam thjesht investitori. Kam folur me shumë juristë për këtë”, shtoi ai, ndërsa pranoi se kompaninë e Taëni Lin Grzych-Sutton e ‘ka përzgjedhur ai’.

Sipas Gaçit, mes kompanisë së tij dhe ‘AGTTC Hotel Management’ është bërë një kontratë, ku njëra do të bëjë investimin dhe tjetra menaxhimin. Pra është biznesmen!

Si do veprohet vallë në këtë rast? Kodi i etikës lejon takimin me grupe biznesi vetëm në prani të 2 nëpunësve publikë të cilët mbajë minutat e takimeve, identitetin e personave dhe shënojnë në një regjistër të posaçëm çështjet e diskutuara. Me Xhaçkën si do veprohet?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *