1 Tetor, 2023

Rama shpërthen ndaj deputetëve të PD-së: Qepeni gojën o gjel deti, o kastravec, o llaxore, o plehra që paguheni nga Putin

 Rama shpërthen ndaj deputetëve të PD-së: Qepeni gojën o gjel deti, o kastravec, o llaxore, o plehra që paguheni nga Putin

Kryeministri Edi Rama ka hedhur një sërë akuzash ndaj deputetëve demokratë të pranishëm në sallën e Kuvendit.

Rama i akuzoi ata për bashkëpunim me Rusinë dhe tha se Putini po e bën luftën për të gjunjëzuar botën, ku sipas tij ai gjen aleatë si opozita shqiptare.

Ai u përfshi edhe në replica të ashpra me deputetin Dashnor Sula, ndaj të cilit lëshoi edhe disa fjalë fyese.

“Me luftën që për ju nuk ekziston. Nuk kuptoni fare se çfarë bëni. I bini vendit tuaj me sa ju ha dora e sa ju mban ajo dorë që e keni të shkëputur nga truri. Putini nuk po e bën këtë luftë për të marrë disa copa nga Ukaina, por për të gjunjëzuar Perëndimin.

Ju do të dilni siç hytë, kastravec. Si ajo kënga popullore, siç hyri ashtu doli, kastravec. Ju jemi bedel. Sulmoni si llaxore të marra investitorët që mezi i sjellim në Shqipëri.

Pusho o gjel dedi pusho. Si s’ju vjen turp more hajduta. Pusho o gjel deti pusho. Nuk je në vendin tënd këtu, je aksident komplet.

Mjerë Shqipëria për ty dhe për ata si ti. Ne nuk jetojmë në hënë. Jemi pjesë e asaj pjese të botës të cilës i ka hapur luftë Putini.

I ka hapur luftë përmes inflacionit të luftës”, u shpreh Rama.

“Me ca kurajë ti çohesh këtu dhe hedh gjithë këtë baltë mbi një personalitet të ekonomisë globale. Përfaqësues i një prej kompanive më të mëdha të botës që vjen në Shqipëri si rezultat i një marrëdhënie strategjike prej të cilës po ndërtohen atje në zonën e Spitallës 2000 apartamente dhe falë të cilës këtu në vendin tonë behet një investim që nuk është bërë ndonjëherë, që e transformon Durrësin në pikën kryesore të turizmit në Mesdhe dhe ndërkohë këtu as u miratua gjë as u diskutua. Thjesht u fut më procedurë të përshpejtuar një pr ligj që do marrë kohën për diskutim

Duhet të jetë sepse kështu mendojmë ne. Ne nuk kemi kohë për të humbur që kemi më shumë se një vit që negociojmë këtë kontratë, ku shteti shqiptar merr pjesë me aksione. Por ju jeni ca të mbaruar, të pafytyrë që nuk keni as afe as atdhe as din e iman

Sepse çoheni këtu që në pikë të sabahut, mirë  ne po merrni nëpër gojë një personalitet dhe një kompani nga më të mëdhajat në botë. Ju jeni të pafytyrë, pa atdhe! Këta jeni ju”

(Dashnor Sula flet nga vendi)

Rama: Edhe mos bërtit ti gjel deti i Peqinit…sepse ju po të kishit ju fytyrë ju nuk i bënit Shqipërisë ato që i keni bërë. Ju jeni paguar me para ruse për të rrëzuar qeverinë e Shqipërisë.

Teksa i etiketoi ata të pa fe dhe pa atdhe, deklaroi se janë “bisht i Sali Berishës dhe se janë rrahur që kur kanë qenë këlyshë”.

“Ne do ta mbrojmë me çdo çmimi çmimin e energjisë elektrike, për familjet dhe bizneset.

Ju që bëni shërbimin tuaj ndaj të keqes, ndaj pafytyrësisë, ndaj mungesës së çdo feje dhe atdheu dhe që patjetër do vazhdoni ti thoni shqiptarëve të gjitha të zezat, sepse në këtë rrugë keni hyrë  që të vegjël dhe ju kanë rrahur që këlysh edhe prandaj nuk kuptoni tani që jeni rritur që nuk jeni gjë tjetër përveçse një zgjatim.

Jeni një bisht i asaj krijesës non grata që edhe pse nuk e keni në krye e keni në kokë brenda, do vazhdoni të tregoni si të tjerët bëjnë atë e bëjnë këtë.

Në këtë buxhet janë 50 mld që shkojnë vetëm për të mbrojtur njerëzit nga goditjet e kësaj lufte.

Kështu që ne cdo faturë, edhe në ato tuajat, duhet që sa herë ti merreni të falënderoni qeverinë që ju mbron edhe juve, ju mbron familjet tuaja dhe prindërit tuaj.

Ju keni dalë duarsh dhe jeni turp i tyre sa herë hapni gojën këtu, sepse në atë faturë deri në 80% e paguan buxheti i shtetit. Për këtë është qeveria që buxhetin e shtetit ta vërë në dispozicion të vendit dhe të njerëzve”, theksoi kryeministri.


Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *