10 Qershor, 2023

Rama i vendosur: Në mars lëshojmë në orbitë satelitin ‘Albania 1’, në qershor i dyti

 Rama i vendosur: Në mars lëshojmë në orbitë satelitin ‘Albania 1’, në qershor i dyti

Në muajin mars Shqipëria do t’i bashkohet vendeve që kanë një ‘sy’ në hapësirë, kur pritet të lëshohet sateliti ‘Albania 1’.

Lajmin e ka dhënë kryeministri Rama teksa ka postuar një video të një bisede me një ekspert të kompanisë SPACE X, për mënyrën se si do të bëhet lëshimi i satelitit.

Biseda e Ramës me ekspertin e kompanisë SPACE X

Rama: Pra jemi këtu.

-Po, ky është lëshimi i Spacex Falcon 9, që u bë në qershor. Lëshuam katër satelitë gjatë tij. Lëshuam satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Kjo që po shihni është lëshimi në orbitë.

Rama: Domethënë, Albania 1 kur do të jetë gati? Në mars?

-Po, në mars do të lëshohet. Do duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër që do të shohim pas shkëputjes do të jetë vendosja e satelitit në orbitë.

Rama: Po Albania 2? Në qershor…

-Saktë…

Rama: Super

-Kjo është pamje e orbitës ku do lëshohen

Rama: Shqipëria në orbitë. E pabesueshme, por e vërtetë.

-Po, zotëri

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *