28 Janar, 2023

Rama e la pa shtëpi, ndërron jetë papritur “jetimi” i famshëm Ardi Daullxhiu

 Rama e la pa shtëpi, ndërron jetë papritur “jetimi” i famshëm Ardi Daullxhiu

Ndahet nga jeta Ardi Daullxhiu, një personash i njohur për publikun shqiptar pas thirrjeve të tij të vazhdueshme përmes medieve dhe rrjeteve sociale për një strehë.

Daullxhiu ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit pas një ataku kardiak.

Ardi Daullxhiu i cili është baba i një fëmijë, jetonte në kushte të vështira ekonomike. Vetëm pas thirrjeve publike drejtuar Bashkisë së Durrësit, mundi që të kishte një strehë mbi kokë.

Disa vite më parë, personazhi i njohur ndryshe edhe si “i mjeri më i famshëm” në Shqipëri i bënte një apel publik edhe kryeministrit Edi Rama nga emisioni “Zonë e Lirë” për ndihmë. Ai donte të bënte një shtesë në banesë, duke qenë se edhe familja e tij ishte shtuar.

“Z. Kryeministër Edi Rama. Vetëm ti mund të më ndihmosh me këtë hall. Të lutem vë dorën në zemër për mua, në rrjetet sociale s’më ke kthyer përgjigje. Të lutem, të lutem shumë.

Dua të bëj atë shtesën tek shtëpia, ose një shtëpi si të duash ti. Hajde në shtëpinë time, shiko gjendjen ku jam dhe do më japësh të drejtë. Kryeministër vetëm ti mund të më ndihmosh.”-shprehej Ardi Daullxhiu.

Ai është shfaqur herë pas here në televizion, ndërsa publiku argëtohej me videot e tij në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *