4 Dhjetor, 2022

Qyteza në Finlandë që njihet si shtëpia e babagjyshit

 Qyteza në Finlandë që njihet si shtëpia e babagjyshit

Babagjyshi dhe dëbora e dendur e kanë shndërruar Laplandin, një qytezë të vogël në Finlandë, në një parajsë të festave të fundvitit, duke bërë që qyteti të jetojë vetëm falë turizmit, edhe pse industria është goditur rëndë nga 2 vite pandemi.

Turistë nga Spanja, Italia dhe Dubai janë mes atyre që zgjedhin Laplandin, si destinacionin e padiskutuar për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Babagjyshit i dërgojnë miliona letra, nga fëmijët nga e gjithë bota.

“Këtë vit kemi marrë shumë letra nga Polonia dhe Italia, por edhe nga Britania dhe Rusia. Praktikisht, kemi marrë letra nga e gjithë bota”.

Zyrtarisht, Rovaniemi është qyteti ku jeton Babagjyshi i Vitit të ri, thuhet në faqen zyrtare të Ministrisë së Turizmit, me atraksione që përfshijnë fshatin e tij të lindjes, por edhe udhëtime me slitë në rrethin arktik. Këtë vit, numri i vizitorëve pritet të arrijë 70-80% të atyre para pandemisë koronavirus.

“Këtë sezon duket se do të arrijmë pak a shumë nivelin e 2019, që për Lapland ka vendosur një rekord për nga numri i vizitorëve. Tani parashikojmë të arrijmë në 70-80% të shifrave të dy viteve më parë dhe kjo është një shenjë e mirë rimëkëmbjeje”, u shpreh Sanna Karkkainen.

Deri më tani, edhe pas përhapjes së variantit Omicron, në këtë qytezë, të gjitha hotelet janë plot dhe nuk ka patur anulime të prenotimeve.

Përpara pandemisë, në dhjetor të 2019, drejt qytezës Lapland, udhëtuan 724 avionë “charter”, që ulen në 4 aeroportet në Finlandë, me destinacion final Rovaniemin, destinacionin më të famshëm.

Në dhjetor të 2019, Laplandin e vizituan 152 mijë vizitorë të huaj, kryesisht europianë, që shpenzuan 39.3 milionë euro.

“Vizitorëve i kërkohet pasaporta e vaksinimit sapo mbërrijnë këtu, i kërkohet që kur zbresin në aeroport në fakt. Sidomos në ambientet ku janë më shumë se 20 vetë njëherësh. Vizitorët e tregojnë pasaportën e vaksinimit në recepsion dhe më pas janë të lirë të marrin pjesë në çdo aktivitet”, tha Harri Mallinen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *