Qoftë ditëlindja jote e fundit politike, Erion Veliaj!

Nga Elona Kaslli
Meqënëse sot ke ditëlindjen, kam një urim për ty, vrasës me pagesë i kryeqytetit.
Qoftë ditëlindja e fundit si kryebashkiak! Uroj që vitin tjetër ditëlindja të të gjejë pas hekurave, ndonëse më duket utopi e mirëfilltë për sa kohë Yuri Kim dhe jo vetëm zgërdhihet në praninë tënde.
Për gjymtimin dhe dëmin e pariparueshëm që i ke bërë kryeqytetit, për drejtësinë e mohuar të Ardit Gjoklajt, për fëmijët dhe familjet e mbytura në gaz në të gdhirë kur nxirreshin nga shtëpitë që do të shembeshin, për persekutimin që u ke bërë nonave që shisnin një tufë sallate buzë rrugës, për pedofilinë tënde politike e për mijëra padrejtësi që ke bërë, ti duhet të jesh në burg.
Ti je mallkim i Tironës!
Post Scriptum- Burgosja jote do të ishte një formë shpagimi për shkatërrimin që i bëre Tironës.