27 Nëntor, 2022

Qeveria qe s’vjedh dhe qeveria tjeter

 Qeveria qe s’vjedh dhe qeveria tjeter

Nga Klodian Tomori

Aeroporti i Prishtines keto kohet e fundit ka qene ne shitje. Ose me sakte koncesionari, qe e zoteron ishte i hapur ndaj mundesise per ta shitur. Por nuk shkoi asnjeri nga keta qe gjuajne parate e lehta e per ta blere. Arsyeja eshte sepse tek Aeroporti i Prishtines nuk ka fitime qyl. Kontrata koncesionare eshte hartuar dhe firmosur ne menyre te tille, qe mbron interesin publik.

Ka zera se tentuan ta ndryshojne kontraten, por nuk u eci. Tentuan te zgjasin afatin e koncesionit, por Albin Kurti nuk pranoi ta zgjaste as per te kompesuar kohen e pandemise, ku aeroporti thuajse ishte i mbyllur, jo me te jepte vite shtese. Kjo eshte qeveria qe nuk vjedh.

Tani krahasojeni pak kete me ate qe ndodh ne Shqiperi. Nje koncesioni qe u shit para ca vitesh ja zgjaten afatin 10 vjet. Nje tjetri me shume se 10 vjet. Nje tjeter me lart, nuk ka paguar as faturat e ujesjellesit. Dhe cfare kontratash jane keto tonat. Kontrata qe te lene te pakten nga 30-50 milione euro ne vit, fitim te paster. Madje nje pjese e madhe e tyre jane te garantuara nga buxheti, pra para e lehte pa asnje risk per privatin. Kjo eshte ajo qeveria tjeter.

E megjithate Shqiperia i lejon vetes qe te kete dhe mendimtare, te cilet kritikojne Albinin. Ai mund te kete filozofi apo bindje te gabuara. Mund te jete etatist i ekzagjeruar apo ne spektrin ekstrem te se majtes. Por ne nje shoqeri demokratike, nje kryeminister e ka bere 80 per qind te punes se tij vetem duke mos vjedhur.

Keshtu qe sikur te kishim nje cerek Albini sa te shpetojme nga keto kontratat zhvatese nuk do ishte keq.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *