3 Shkurt, 2023

Qetësohuni dhe boll bletë thasë me miell: Shqipëria nuk do të ketë asnjëherë krizë për grurë

 Qetësohuni dhe boll bletë thasë me miell: Shqipëria nuk do të ketë asnjëherë krizë për grurë

A ka rezerva të mjaftueshme mielli, me qëllim shmangien e rritjes së çmimit të bukës? Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në tregtinë me Rusinë, drithërat janë produkti kryesor që importojmë me 4.98% të totalit të shkëmbimeve tregtare me këtë vend. Madje, me këtë peshë, Rusia rezulton importuesi kryesor për drithërat për Shqipërinë. Në rrethe kanë filluar blerjet masive të miellit, për shkak të efektit psikologjik që ka shkaktuar lufta Rusi-Ukrainë.

Për këtë çështje kaq shqetësuese foli në A2 Business Adi Haxhiymeri, kryetar i Unionit të Prodhuesve të Miellit. Ai dha një deklaratë qetësuese për qytetarët shqiptarë, duke theksuar se vendi ynë nuk do të ketë asnjë problem sa i përket furnizimit me miell të tregut shqiptar.

“Lufta është shumë e rëndësishme për këtë degë të ekonomisë. Ky është një korridor shumë i rëndësishëm. Rusia është eksportuesi më i madh i grurit në botë, ndërsa Ukraina është në vendin e katërt apo të pestë. Por jo vetëm të grurit, por edhe të misrit apo vajit. Ukraina ka 6 milionë tonë vaj të bllokuar dhe po kaq grurë. Në këtë, ne mund ta ndjejmë këtë gjë pasi ndodhi në një rajon ku ne punojmë.

Megjithatë, unë po e theksoj se nuk do të ketë asnjë problem sa i përket furnizimit me miell të tregut shqiptar. Raste të tilla, ne i kemi kaluar kur ishte pandemia, që ishte një rast edhe më i keq. Ka tregje të tjera si afër, por edhe më larg. Grurë mund të blesh edhe sot, por kërkohet të gjendet çmimi më i mirë”, tha Haxhiymeri.

Ai sqaroi edhe rritjen e çmimit gjatë ditëve të fundit, duke theksuar se ka ardhur si pasojë e luftës. “Ne kemi rezervat jashtëzakonisht të mëdha, të cilat i krijuam që në vjeshtë. Megjithëse rritja e çmimit të grurit nuk ka ndaluar deri më sot, kulmin e ka pasur në janar, çmimi i miellit nuk ka ndryshuar në Shqipëri deri më sot, kjo ka ardhur si rezultat i kompanive.

Nëse e shpërndajmë në mënyrë të barabartë këtë sasi gruri në të gjitha kompanitë aktualisht, rezervat janë për 1,5 deri në 2 muaj. Çmimet kanë 4 ditë që janë rritur në treg. Është rritur për një arsye komplet tjetër. Kjo ka ardhur si pasojë e shtrenjtimit me tri herë të çmimit të energjisë elektrike”, tha Haxhiymeri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *