28 Janar, 2023

Pyetja e profesorit grek: Pse Rama po e afron Shqipërinë me Serbinë dhe jo me Greqinë, ku jetojnë qindra mijëra shqiptarë?

 Pyetja e profesorit grek: Pse Rama po e afron Shqipërinë me Serbinë dhe jo me Greqinë, ku jetojnë qindra mijëra shqiptarë?

Dimitris Christopoulos, dekan i Shkencave Politike në Universitetin “Panteion” në Athinë, komenton marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, por edhe afrimin e vendit tonë me Turqinë.

Sa herë që Shqipëria shikon kundrejt Turqisë tha ai në emisionin “Arnautistan”, një gjë e tillë krijon një mosbesim drejt grekëve.

“Për këtë pyetja më e rëndësishme është çfarë do të bëjë Shqipëria, do të shikojë drejt Perëndimit apo Turqisë? Një pyetje që në një demokraci si Shqipëria i përket popullit.

Marrëdhëniet me Greqinë do kalojnë në tallaze të buta apo furtuna.

Kemi një të ardhme shumë të përbashkët, jo që të zhvillohet një marrëdhënie hegjemonike mes Shqipërisë dhe Greqisë, por në kuadër të një marrëveshje të përbashkët të kemi zgjidhje të problematikave të së shkuarës.

Ky është një hap i mirë që i kemi borxh këtij brezi.

Marrëdhëniet me Turqinë janë logjike, por krijon problematikë shqiptare-greke.

Nuk ka përgjegjësi vetëm nga njëra anë, por edhe nga tjetra”, tha ai.

Sipas tij, kontakti i Shqipërisë me Turqinë apo Serbinë, në raport me Greqinë, krijon marrëdhënie që nuk janë jetëgjata.

Ai tha se preferon një politikë të jashtme shumë dimensionale, duke kërkuar që të gjendet një marrëveshje mes Greqisë dhe Turqisë, pasi tha se e bezdis fakti që një pjesë e mirë e buxhetit grek shkon për armatim, duke kërkuar marrëdhënie normale.

“Unë kur shikoj marrëdhënien e Shqipërisë me Greqinë dhe Serbinë, nuk e shoh si pozicion sanduiçi, por jo si marrëdhënie e duhur.

Greqisë nuk i intereson të jetë pjesa e poshtme e sanduiçit dhe as Shqipëria mendoj se është në pozicion të tillë që të jetë në rolin e sanduiçit, funksionojmë në tjetër logjikë.

Kujt shqiptari në Greqi, i intereson Serbia? Do rrisë fëmijën aty. Nëse nuk ia del aty, do iki në Angli apo Amerikë.

Çdo shqiptar do atë që dua dhe unë si grek, duan të gjejmë zgjidhje për problematikat që kemi pasur në të shkuarën.

Dy qeveritë kemi arritur në gjetjen e zgjidhjes së dy problematikave, që kemi prej kohësh”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *