2 Dhjetor, 2022

Putin alarmoi Perëndimin me armët bërthamore, por cilat vende në botë kanë armë nukleare?

 Putin alarmoi Perëndimin me armët bërthamore, por cilat vende në botë kanë armë nukleare?

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shkaktoi jo pak frikë e panik në botë teksa njoftoi se do të vë në gatishmëri të lartë forcat bërthamore.

Pushtimi rus i Ukrainës vijon të jetë i mbështetur tërësisht në armët konvencionale, tanke, bombardues që fluturojnë lart, anije që zbarkojnë në qytetin port të Odesa, por deklarata e Putinit ishte një kujtesë e fortë se armët bërthamore nuk janë vetëm gjigantët e një epoke të shkuar, por mbeten një pjesë kyçe e rendit të sigurisë që doli pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Llogaritet se Rusia ka rreth 6000 armë bërthamore dhe Shtetet e Bashkuara kanë rreth 5500. Arsenali bërthamor është mjaft i madh për të vrarë miliarda njerëz, por edhe për të shërbyer si një parandalues ​​kundër sulmeve.

Është vlerësuar se sot në botë ka rreth 13,080 armë bërthamore. Ndërsa kjo është shumë më pak se sa kishin SHBA-të apo Rusia gjatë kulmit të Luftës së Ftohtë, vihet re se ka më shumë vende me armë bërthamore sesa kishte 30-40 vjet më parë.

Cilat vende kanë armë bërthamore?

Rusi – 6,255 (1,458 aktive, 3039 në dispozicion, 1,760 në pension)

Shtetet e Bashkuara – 5,550 (1,389 aktive, 2,361 në dispozicion, 1,800 në pension)

Kina – 350 në dispozicion (arsenali bërthamor që zgjeron në mënyrë aktive)

Francë – 290 në dispozicion

Mbretëria e Bashkuar – 225 në dispozicion

Pakistan – 165 në dispozicion

Indi – 156 në dispozicion

Izrael – 90 në dispozicion

Koreja e Veriut – 40-50 në dispozicion (vlerësuar)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *