“Pse Rama është trembur kaq shumë nga Lulzim Basha”

Spartak Ngjela, duke komentuar intervistën e kryeministrit Edi Rama në Top Channel, thotë se ai është trembur shumë nga Lulzim Basha.
Kjo, pasi sipas Ngjelës, Basha ka fituar shumë pikë tek shqiptarët, pas përjashtimit të Sali Berishës nga PD.
“Rama mbrëmë në bisedim në Top Chanel, nuk e mbajti dot veten: ishte i trembur shumë nga Lulzim Basha.
Dhe ka të drejtë të jetë i trembur.
Rritja e Bashës, si likuidues i Sali Berishës, e ka shqetësuar Ramën se kjo rritje e vijueshme e Bashës, e sjell gjendjen drejt zgjedhjeve të parakohshme, brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti.
Kjo është ajo që pritet.
Le ta shohim situatën ditë pas dite…”, shkruan Ngjela.