29 Nëntor, 2023

‘Pse më the të sjell bukë?!’ E rreh gruan se e dyshon si xheloze

 ‘Pse më the të sjell bukë?!’ E rreh gruan se e dyshon si xheloze

“Kur të vish në shtëpi, sill bukë se nuk paska”. Kjo kërkesë e bërë nga telefoni i ka kushtur asaj shtrenjtë, pasi është sulmuar nga i shoqi i cili sapo ka mbërritur në banesë nuk ka hezituar aspak por e ka goditur me shuplaka.

Sipas policisë së komisariatit numër pesë  që e tregon historinë  për gazetën Si, burri i dhunshëm u arrestua për akuzën e dhunës në familje, ndërsa kundër tij nuk ishin vetëm shenjat e dhunës në trupin e 29 vjeccares, por edhe dëshmitë e 3 fëmijëve të cciftit. Sipas policisë  e reja me inicialet A.P. sapo u kthye nga puna në shtëpi u bë gati të gatuante. Por veprimi i parë që ka bërë ishte kontrolli i dollapit dhe frigoriferit , ku dhe ka vërejtur që nuk kishte bukë.

Ndaj ka telefonuar të shoqin , një 42 vjecar me inicialet R.P, që policia e  përshkroi  kryefamiljarin si të vetpunësuar në një biznes privat të famijes. Kërkesa e saj ishte “ sill bukë në shtëpi kur të vish” shkruan në referim oficeri i policisë L.K.

Gruaja nga ana e saj rrëfen se ishte një telefonatë normale  dhe se në orën 7 të mbrëmjes, pa kaluar shumë kohë nga biseda për bukën ka mbërritur në banesë kryefamiljari, I cili nuk përmbahej dhe nuk ishte aspak i qetë. “ Ai nisi debatin sapo hyri në shtëpi, më pyeti pse më the të sjell bukë kur bukë ka? Pas këtij momenti ai më goditi në sy të 3 fëmijëve  tanë”.

Sipas asaj që tregon gruaja në polici, 42 vjecari e ka shtyrë partneren, ndërkohë që sicc kujton më tej, e dhunuara kërkoi ndihmën e anëtarëve të tjerë të familjes  ku midis tyre i pari ka mbërritur vjehrri.

“ Unë hyra në dhomë dhe desha ti qetësoj, por im bir më nxorri nga shtëpia, pastaj hyri i vëllai por as ai nuk e gjeti gjuhën e përbashkët “- thotë i moshuari që këmbëngul se nuk arriti ta frenojë të birin që po bërtiste se ishte ai zot i shtëpisë aty.

Por i moshuari e konsideroi debatin si një sherr midis cciftit ndaj dhe është kthyer në dhomën e tij. Gjatë kësaj kohe denoncuesja e ka shfrytëzuar ccastin kur i moshuari është përpjekur ta këshillojë të birin , dhe ka marrë fëmijët si mburojë.

Gruaja i tha policisë se i vendosi fëmijët në prehër për t’u mbrojtur prej të shoqit që pas sharjeve dhe dhunës verbale e ka qëlluar për herë të dytë me shuplakë. Policia shkruan se shtetasi R.P e ka qëlluar në ballë me pëllëmbë  duke e akuzuar se ajo ishte xheloze dhe se “ përdori preteksin për bukë që burri t’i kthehej sa më shpejt në shtëpi” – bëjnë me dije burimet që i referohen rrëfimeve të anëtarëve të familjes kuksiane e cila jeton në Paskuqan .

Pasi ka kryer ekspertizën për shenjat e mbetura nga dhuna policia përmend se ajo kishte gërmishtje në fytyrë dhe në qafë, kurse vjehrri I saj pasi detajon nervozizmin e të birit e justifikon : kushedi ccfarë problemi do kenë, i pashë që po shaheshin dhe i bërtisnin njëri- tjetrit. ‘ kështu janë të rinjtë në këtë kohë”- thotë i moshuari në polici, që mohon të ketë parë aggression fizik nga i biri.

“ Ai ishte me nerva dhe bërtiste dhe kërkonte llogari. Kur tha jam unë zot shtëpië këtu, ika , se s’mund të futem në familjen e djalit. Dinë vetë ata ccfarë bëjnë dhe si i zgjidhin gjërat” – këmbëngul i moshuari.

Fëmijët e rëndojnë pozitën e babait të tyre , ku më i madhi ka treguar: Mami u kthye nga dyqani që kemi në lagje dhe i kërkoi babait të sillte bukë. Babai e solli dhe e hodhi mbi tavolinë, pastaj i bërtiti mamit duke i thënë se nuk ka dashnore.  Këtu u zunë”.

Fëmija pranon se e pa babain kur e goditi me shuplakë, dhe se nëna la kuzhinën dhe po bërtiste derisa erdhën familjarët e tjerë, që nuk mundën ta zgjidhin situatën

Përpara se të arrestohej , ky shtetas insiston se e humbi qetësinë mbasi shpesh partnerja e urdhëronte për të bërë pazarin duke sjellë si shkak ushqimet për fëmijët.

“ Por ishte një moment ku humba qetësinë, nuk sillem kështu, i garantoj familjes të ardhurat dhe gruas nuk i mungon asgjë “ tha ai, që pasi  kërkoi avokat mbrojtës, përfundoi i arrestuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *