29 Nëntor, 2023

Pse e mbron Monika Kryemadhi, Arben Ahmetajn, në aferën më të madhe korruptive?

 Pse e mbron Monika Kryemadhi, Arben Ahmetajn, në aferën më të madhe korruptive?

Monika Kryemadhi në përpjekje për të sulmuar Edi Ramën, bën sikur sulmon edhe ish-ministrat e saj.

Në “denoncimin” e saj më të fundit, Kryemadhi ka zbuluar një skemë se kush nga ministrat ka qenë pro apo kundër impiantit të inceneratorëve në Elbasan, duke i nxjerrë me foto.

Në statusin e publikuar faqen sociale, Kryemadhi mbron ministrin e Financave të asaj kohe, Arben Ahmetajn, duke e nxjerrë të pastër në vendimin e dhënë nga qeveria.

Ajo godet Ramën, Gjiknurin dhe padyshim ish-ministrin e LSI, Kokën.

Në këtë “denoncim” Kryemadhi habit me qëndrimin e saj absurd, pasi siç dihet, në çdo vend të botës, ministri i Financave është ai që jep dritën jeshile, për çdo operacion financiar.

Pikërisht ministri i Financave aprovon dhe shpërndan buxhetin për çdo koncesion në Shqipëri, përfshirë edhe inceneratorët.

Kryemadhi bën një autogol, duke mbrojtur Ahmetajn, ministrin që dikur LSI e ka sulmuar pafund si “tigrin” e financave shqiptare.

Megjithatë ky akt lidhet apo shihet si shkak i një afrimitetit mes tyre, i cili ka lindur para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë, pasi bëhet fjalë për qindra milionë euro, dhe Arben Ahmetaj është një nga personazhet kryesore të kësaj afere.

Por që çuditërisht, Monika Kryemadhi nuk e përmend fare.

Kujtojmë këtu që Ahmetaj është një ndër të preferuarit e oligarkëve, sidomos Samir Manes, ndaj dhe u emërua zëvendëskryeministër nga Edi Rama, duke i zënë vendin kështu Erion Braçes, që ishte armik me Manen dhe oligarkët e tjerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *