Provokon gazetari: Babai i vërtetë i Lulzim Bashës, është Enver Hoxha

Lulzim Basha ka humbur të atin në moshën 85-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.
Por Kastriot Myftaraj shkruan se në fakt, Xhelal Basha nuk është babai i vërtetë i kreut të PD-së.
Sipas tij, babai i tij biologjik është Enver Hoxhë.
“Udhëheqësit Lulëzues i ka vdekur “Xhaxha Halili”.
Ironia tragjike me këtë udhëheqësin e sotëm të cilit i vdiq “Xhaxha Halili” është kjo:
Në rastin e Enverit, i cili edhe në kujtimet e tij nuk i thoshte dot babait të tij zyrtar “baba” por na shpjegonte se përse e quante “Xhaxha Halili”, nuk kishte fotografi të babait të tij biologjik, bimbashit (komandantit të xhandarmërisë) boshnjak, që do të na kishin bërë të mundur të kuptonim se përse nuk ia bënte goja Enverit ta quante babain zyrtar “baba”, por e quante “xhaxha”.
Por në rastin e udhëheqësit të sotëm opozitar, i kemi të gjitha fotografitë e nevojshme që përbëjnë prova të qarta se babai i tij biologjik ka vdekur 36 vjet më parë, ndërsa tani vdiq “Xhaxha Halili”.
Enveri na ka lënë një djalë që është i aftë ta Lulëzojë Shqipërinë por nuk e lenë Saliu, Edi dhe Iliri”, shkruan ai.