Protesta te Parlamenti, djali vogël: Shoku im Zaho, thuaji babit të mos na prishë shtëpitë

Banorët e Paskuqanit, “5 majit” dhe disa zonave të tjera kanë dalë në sërish në protestë kundër shembjes së banesave nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit.
Njëri prej fëmijëve iu drejtua djalit të kryeministrit Edi Rama, Zaho, që t’i thotë të atit të mos i shembë shtëpitë familjes së tij dhe të banorëve të tjerë të këtyre zonave.
“Shoku im Zaho thuaji babit tënd të mos na prishë shtëpitë.
Nuk kemi ardhur kot, s’kemi shtëpi tjetër vetëm këtë. S’kena mo.
Jemi të gjithë banorët që kemi nga një problem.
S’kemi ardhur kot këtu”, tha para mediave djali i vogël.