Protesta dhe kriza trondisin Qeverinë: Rama bën gati shkarkimin e disa ministrave

Protestat dhe kriza ekonomike, duket se do të shkundin edhe Qeverinë.
Burime ekskluzive bëjnë të ditur se kryeministri Edi Rama ka bërë gati disa ndryshime në kabinetin e tij qeverisës.
Të njëjtat burime theksojnë se Rama pritet të largojë ministra, por edhe tiu ndërrojë vendet disa të tjerëve, sikurse ka bërë edhe herë të tjera, sa herë që përballet me kriza.
Emrat që lëvizin pritet të mësohen në ditët në vijim.
Kujtojmë që gjatë protestës së studentëve, që tronditën Qeverinë, Edi Rama shkarkoi gati gjysmat e ministrave, për të qetësuar protestuesit e revoltuar.
Dhe duket se të njëjtin “truk” kërkon të bëjë edhe këtë radhë, për të shuar protestën, e cila i rrezikon karrigen e vet dhe pushtetin.
Vetëm se këtë radhë situata është ndryshe.
Nuk ka në protestë vetëm studentët, të cilët i mashtroi, por gjithë popullin.
1 Comment
Kryeministri duhet të largohet