3 Dhjetor, 2023

Profesori i njohur: Edi Rama, ky tradhtar i kombit që po bëhet qesharak më mbështetjen ndaj Vuçiç dhe Serbisë

 Profesori i njohur: Edi Rama, ky tradhtar i kombit që po bëhet qesharak më mbështetjen ndaj Vuçiç dhe Serbisë

Tensionet që nga nata e mbrëmshme në veri të Kosovës të cilat erdhën për faktin se me 1 gusht do të fillonte implementimi i vendimit për reciprocitetin e targave dhe gjithashtu reciprocitet për qytetarët e Serbisë që duan të futen në Kosovë, bën që të përcillen me reagime të shumta.

Analisti dhe profesori Sadri Ramabaja, njëherësh drejtor në Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, thotë se tërheqja e qeverisë Kurti dhe shtyrja e reciprocitetit me Serbinë, është një akt pjekurie politike nga ana e tij.

“Mund te them se kjo është një akt pjekurit politike nga ana e qeverisë Kurti që din të vlerësoj angazhimin e partnerit tonë SHBA, për tejkalimin e situatave të vështira për vendin.

Natyrshëm që situata e cila agravoi mbrëmë, nuk ishte e rastësishme, nuk ishte e paparashikueshme, por një gjë e tille pritej. Reagimi i Beogradit ishte i qartë, sepse Vucic nuk e fsheh dot se, po pretendon të marrë sa mundet në tavolinën e dialogut në Bruksel brenda këtij afati që i dha Uashingtoni, por duket se ka marrë paralajmërimin e duhur nga ushtarakët e NATO-s.

Vuçiçi duket tashmë ta ketë më të qartë faktin se, modeli i Donetsk-ut nuk zbatohet dot në veriun e Kosovës, ai nuk realizohet me një aksion blic, ai dështoi”, shprehet ai.

Përshëndetjen e vendimit të qeverisë Kurti nga ana e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, z.Ramabaja, teksa e çuan të vonuar, ngre pikëpyetjen se pse pikërisht tani ai vazhdon të mbrojë faktin se përfshirja e Kosovës në Ballkanin e  Hapur do t’i kishte shmangur tensionet.

“Më vjen mirë që Rama e ka përshëndetur vendimin e qeverisë Kurti, megjithëse me vonesë, sepse do duhej të reagonte më herët, porse habitem se pse këmbëngul ende në tezën e Ballkanit të Hapur.

Me ngjarjet e mbrëmshme, duhet të rikëndellet nga fakti se Ballkani i Hapur, është një “foshnjë e vdekur” që në lindje. Këto gjykime, Ramën po e bëjnë qesharak”, tha profesori.

Ndërkaq deklaratën e ish-emisarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, i cili e ka quajtur kryeministrin e Kosovës Albin Kurti një “fashist me përvojë”, analisti Ramabaja, e nënvlerësoi duke shtuar se nuk do të merrej fare me deklaratat e një neofashisti siç është Grenell.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *