5 Dhjetor, 2022

Presion Berishës dhe mbështetësve të tij një ditë para Kuvendit, Edi Paloka merret në pyetje nga SPAK

 Presion Berishës dhe mbështetësve të tij një ditë para Kuvendit, Edi Paloka merret në pyetje nga SPAK

Deputeti Edi Paloka është thirrur në SPAK mëngjesin e sotëm, ku ka qëndruar për gati 30 minuta.

Ne dalje, Paloka ka pohuar se ka dhënë shpjegime lidhur me një hetim të nisur pas një kallëzimi të Policisë Tiranë për “kundërshtim të punonjësit të policisë”, gjatë protestave të opozitës.

Hetimi në fjalë ka nisur nga Prokuroria e Tiranës, por është kaluar për kompetencë në SPAK.

Thirrja e Palokës nga SPAK një ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit shihet si presion ndaj mbështetësve të Berishës.

Kjo, duke qenë se Paloka ka dalë hapur krah Berishës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *