28 Shtator, 2023

Preç Zogaj i hyn ndërtimit, pallat me Blendi Fevziun e Alket Hysenin (mister ku e gjetën tokën dhe paratë)

Nga Ilir Demalia

Prej disa javësh pranē Universitetit Mesdhetar në Tirane,  kanë filluar themelet e një binaje të madhe.

Aty më parë ka qenë shtypshkronja ushtarake dhe pas viteve 90, si shpërblim, për shërbimet si bashkëpuntor i Sigurimit dhe anëtar i kryesisë se PD dhe ministër i Kulturës në qeverine e stabilitetit u shpërblye duke ja dhënë këtë objekt me hapesirën përrreth, Preç Zogajt.

Preç Zogaj, ky ish- bashkëpunetor i zellshëm i Sigurimit të Shtetit, ky njeri që ka lëvizur sumçkën sa andej kendej me pushtetet e radhës, ka shfrytëzuar mardhëniet e tij politike dhe mediatike me bashkëpunetorin e tij si patranozh, Blendi Fevziun, për abuzime me pronën.

Pra ky njeri që në Tiranë nuk ka pasur një cm katror, i ardhur nga katundet e Lezhës, si talent i ri i armës së Sigurimit, sot ka nje pallat te Brryli, nje diku tjeter dhe këtë që po ngre pranë Universitetit Mesdhetar me deputetin e PS Alket Hysenaj, i cili është akuzuar për vjedhje pronash.

Ky lake i pështirë ( Preç Zogaj) përfitues me abuzime të shërbimeve të pushteteve dhe medias, i përhershëm në Opinionin e Klan si klan i ish- talenteve të Sigurimit dhe vazhdimsise së përdorjes së medias në shërbim të pushteteve, dhe përfitimit nga këto lidhje për klane financiare  oligarkike dalin dhe bëjnë moral për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe kontributin që kanë në demokraci si dhjertoristë dhe pro amerikanistë, që dje denonconin për pro amerikanizem, me jargët që i dilnin dhe dalin nga goja si jargajosje e peshtire njerzore.

Ku është SPAKU?  Harrova, kryetari SPAK Arben Kraja është ai që denonte njerëz për “agjitacion e propogande” dhe pro amerikan në kohën e komunizmit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *