28 Janar, 2023

Prapaskenat: Pse Berisha e flaku në rrugë Mero Bazen

 Prapaskenat: Pse Berisha e flaku në rrugë Mero Bazen

Nga Habjon Hasani

Berisha beri nje deklarate teper precize ne Kuvend per kapjen e 99% te OJF-ve nga rrjeti Soros; si dhe per kapjen thuajse totale te mediave nga interesat e qeverise.

Berisha eshte 100% i sakte.

Vetem se rrugen per te arritur ne kete dite e ka shtruar vet Berisha me duart e tij.

Fjala vjen, Mero Baze mund te kete plot “gjynahe”, mirepo ne kohen e opozitarizmit te eger (1997-2005) ai ishte ne front; aty prane Berishes, luftoi me te, luftoi per te.

Me ardhjen ne pushtet, Berisha e largoi duke u joshur nga grupe mediatike qe e kishin shqyer gjate kohes kur ishte ne opoziten e eger.

Eshte mese e drejte qe nje KM te ofroje partneritet me grupe te medha mediatike; por kete s’mund ta besh duke flakur ne rruge shoket e luftes.

Shikoni Ramen sot, bashkepunon njesoj me grupe mediatike qe i kishte kunder dikur, ama ai nuk i ka hedhur ne kosh mediat apo gazetaret qe kishte pa kushte ne krahe ne periudhen 2005-2013.

Ndaj dhe kete dominimin e forte qe ka sot Rama ne rrafshin mediatik; Doktori ben mire qe ta lexoje me gjyslyket e duhura, se ne kete dynja leket shkojne e vijne, por njerezit nuk harrojne asnjehere menyren si i ke bere te ndihen.

Berisha ka pergjegjesi absolute edhe per faktin se ne 2009 ndertoi Agjensine e Shoqerise Civile dhe fondet e saj i shperdoroi me nje tufe imbecilesh, ndersa nje menaxhim i zgjuar i atij projekti mund te kishte hedhur bazen sot per vatra te mirefillta mediatike qe opozita do i kishte natyrshem ne krahe ne kauzat e saj publike.

Nuk ka bere asnjeren nga keto; nuk ka ditur as te menaxhoje njerezit; as shoket e luftes; as fondet.

Ka 100% te drejte me pershkrimin qe i ben sot skakieres mediatike, sikunder kam dhe une te drejte qe pasi e degjoj, te them:

I lumte bytha Rames, ti hak e ke.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *