28 Janar, 2023

Portali i familjes Berisha: Rama lëviz me një makinë të modifikuar që kap vlerën e 500 mijë dollarëve dhe që përdoret nga kartelet e drogës

500 mijë dollarë! Kjo është vlera e makinës “GMC Custom Luxury Vehicle” me të cilën kryeministri Edi Rama, sipas portalit të familjes Berisha, po shihet të lëvizë të paktën në dy muajt e fundit.

Syri shkruan se kreu i Qeverisë e ka marrë me qira mjetin e ri që ka vënë në përdorimin e tij, pasi ‘braktisi’ makinën e tipit “Lincoln”.

Sipas këtij portali, makina e Ramës është modifikuar për t’ju afruar shijeve të kryeministrit duke u kthyer në një avion privat luksi.

Ajo ka dy ndenjëse VIP me mbështetëse këmbësh, sediljet janë italiane ndërsa rimesoja është me dru arre origjinale. Tavani është i ndriçuar dhe është i gjithi me lëkurë kastori.

Portali shkruan se makina e re e Ramës është marrë me qira tek një subjekt person fizik, e identifikuar si E. Hoxhallari, dhe për të paguhen miliona lekë qira mujore, por ende nuk dihet shifra e saktë.

Sipas këtij portali, makina të tilla përdorin kartelet e drogës dhe oligarkët rusë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *